Daja ‘largon’ një mbrojtës, spikat një talent

Merkato e Flamurtarit këtë sezon ka qenë bindëse në emra, pasi janë afruar lojtarë me potencial dhe që pritet të ndihmojnë ekipin për arritjen e objektivave të këtij sezoni të ri. Që nga porta e deri në sulm kuqezinjtë janë treguar të matur me emrat që kanë bërë për vete, ndërsa pritet që deri më 31 gusht të ketë të tjera alternativa që do të bëhen pjesë e vlonjatëve.

Pak ditë më parë u përfol emri i mbrojtësit Vlatko Drobarov, i cili mund të vishte fanellën e kuqezinjve, por CV-ja e tij nuk ka qenë bindëse për teknikun Ilir Daja, i cili e ka ‘larguar’ këtë emër pa zbritur në fushë. Kështu, në ditët në vijim pritet që të negociohet me të tjerë lojtarë që luajnë në qendër të mbrojtjes për të dubluar edhe rolet, pasi alternativat momentale janë.

Sa i përket zbulimeve, faza përgatitore në Greqi nuk shkoi dëm. E thënë në këtë mënyrë, pasi tekniku Daja ka afruar gjirokastriten Ardit Ziaji. Ky i fundit ishte në provë disa javë dhe në fund ka arritur që të bindë stafin e vlonjatëve.

Ziaji është prodhim i moshave të Luftëtarit, ndërsa ka debutuar me bluzinjtë në Superiore, madje në Kupën e Shqipërisë ka shënuar edhe një gol. Sulmuesi 18-vjeçar ka bindur teknikun Daja, i cili e ka pranuar atë në skuadër për sezonin e ri. Ndoshta, kjo mund të vlerësohet edhe si një formë ‘hakmarrjeje’ e drejtuesve të Flamurtarit ndaj atyre të Luftëtarit, pasi gjirokastritët morën shërbimet e Dejvi Bregut, të cilin e shitën te Skënderbeu për 100 mijë euro. /EDS/

*********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan