Daja: Me Partizanin na bën punë vetëm fitorja

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja është optimist se Flamurtari i tij do të marrë fitoren në sfidën e javës së 14 kundër Partizanit. Kuqezinjtë do të kenë mbështetjen e tifozerisë së tyre ndaj “Demave të kuq” në Vlorë.

“Dy javë janë të mjaftueshme për t’u përgatitur, por e dimë që nesër kemi ndeshje me Partizanin ekipin kryesues deri më tani. Është skuadër që ka treguar stabilitet në lojë dhe rezultate. Do të jetë e vështirë, por ashtu siç kërkojnë ata objektivat, kërkojmë edhe në rikuperimin. Nesër duhet të kemi qëndrueshmëri të madhe taktike dhe psikologjike për të shkuar te rezultati pozitive dhe 3 pikshi pasi jemi edhe para tifozëve tanë.

Situata? Për të qenë i sinqertë mungojnë Siljanovski dhe Alvesh. Thashë që këtë klasifikim, në këto 13 javë Siljanovski ka qenë titullar, ndërsa Alvesh më i kufizuar për shkak dëmtimi dhe ardhjes me vonesë. Jemi mësuar dhe kemi përdorur kontingjentin që kemi. Në vend të Siljanovskit nuk kemi lojtarë që dublon, por edhe me mungesa të tjera, kemi bërë paraqitje të mirë. Ndaj Skënderbeut treguam se nuk ishim inferiorë dhe na bën të mendojmë se me Partizanin do të vazhdojmë me të njëjtën paraqitje, duke synuar 3 pikët.”, deklaroi tekniku i Flamurtarit.

Më pas ai u ndal te afrimi i Elton Kales.

“Kalen e quaj blerje në periudhën e janarit, pasi edhe 4 ndeshje kanë mbetur. Na shtohet një lojtar si Kale me vlera dhe eksperiencë, por duhet parë nesër pasi ka 4 muaj që nuk luan.”

Në fund, daja dha edhe një mesazh për tifozët: “ Ne jemi të bindur se tifozët janë vlerës e shtuar për lojtarët, edhe kur luajmë në transferta e jo më nesër. Duhet ta menaxhojmë mirë, pasi kur kemi pasur shumë tifozë, kemi pasur trysni psikologjike. Ardhja e tyre në stadium është motiv për ne, pasi në fund ndeshja luhet për ta”. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.