Dajën nuk e shqetësojnë humbjet: Rëndësi ka paraqitja

Dajën nuk e shqetësojnë humbjet: Rëndësi ka paraqitja

Skënderbeu zhvilloi sot miqësoren kundër Besiktas, ku u mund nga turqit me rezultatin 3-2. Një gol në pjesën e parë dhe një në të dytën nga bardhekuqtë, të cilët duket se nuk e kanë mendjen te rezultati, por te loja e bukur.

Është trajneri Ilir Daja, i cili reagon pas ndeshjes, ku thotë se është i kënaqur me atë që ka dhënë skuadra deri më sot. Pas dy takimeve të para ku Skënderbeu ka humbur, pritet të luhen dhe dy të tjerë, më 13 janar kundër Vitroruil dhe më 18 janar kundër Aktobe, që do të mbyllë dhe fazën përgatitore të korçarëve në Turqi.

“Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët për paraqitjen që kanë bërë në këtë takim, pasi me të vërtetë kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë. Kemi pasur shumë mundësi për shënim dhe përballë një ekipi si Besiktas që është një nga më të mirët në arenën europiane duke kaluar edhe grupin në Champions League”.

“Kemi pasur shumë mundësi shënimi dhe mund të kishim marrë një rezultat pozitiv, por portieri i tyre ka bërë katër ndërhyrje vendimtare. Prandaj, them se jam i kënaqur me të gjithë lojtarët që ishin prezent në këtë takim, kanë bërë një ndeshje mjaft të mirë”.

“Në fund edhe rezultati në këto takime nuk është i rëndësishëm, pasi janë thjesht miqësore, dhe për këtë mund të them se loja është ajo që më intereson”, konfirmoi pas ndeshjes trajneri Ilir Daja. /EDS/