REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Skënderbeu zhvilloi sot miqësoren kundër Besiktas

Dajën nuk e shqetësojnë humbjet: Rëndësi ka paraqitja

12 Janar 2018 22:37

Skënderbeu zhvilloi sot miqësoren kundër Besiktas, ku u mund nga turqit me rezultatin 3-2. Një gol në pjesën e parë dhe një në të dytën nga bardhekuqtë, të cilët duket se nuk e kanë mendjen te rezultati, por te loja e bukur.

Është trajneri Ilir Daja, i cili reagon pas ndeshjes, ku thotë se është i kënaqur me atë që ka dhënë skuadra deri më sot. Pas dy takimeve të para ku Skënderbeu ka humbur, pritet të luhen dhe dy të tjerë, më 13 janar kundër Vitroruil dhe më 18 janar kundër Aktobe, që do të mbyllë dhe fazën përgatitore të korçarëve në Turqi.

Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët për paraqitjen që kanë bërë në këtë takim, pasi me të vërtetë kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë. Kemi pasur shumë mundësi për shënim dhe përballë një ekipi si Besiktas që është një nga më të mirët në arenën europiane duke kaluar edhe grupin në Champions League”.

Kemi pasur shumë mundësi shënimi dhe mund të kishim marrë një rezultat pozitiv, por portieri i tyre ka bërë katër ndërhyrje vendimtare. Prandaj, them se jam i kënaqur me të gjithë lojtarët që ishin prezent në këtë takim, kanë bërë një ndeshje mjaft të mirë”.

Në fund edhe rezultati në këto takime nuk është i rëndësishëm, pasi janë thjesht miqësore, dhe për këtë mund të them se loja është ajo që më intereson”, konfirmoi pas ndeshjes trajneri Ilir Daja. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Vetëm 10 ditë zgjati aventura e Nevil Dedes tek Erzeni

La drejtimin e Erzenit, Dede jep arsyet në EDS

23 Janar 2018 18:33

Vetëm 10 ditë zgjati aventura e Nevil Dedes në stolin e Erzenit. Trajneri tiranas nuk ka vijuar të jetë më tej trajneri i këtij ekipi për një arsye madhore, familja. Ai ka njoftuar ditën e sotme drejtuesit e klubit për këtë dorëheqje, duke i lënë rrugën të lirë një tjetër trajneri.

Dede është kontaktuar nga EDS ku ka zbuluar arsyen që e shtyu për të ikur nga stoli i Erzenit. “Për shkak të obligimeve familjare vendosa që të ndërpres marrëdhëniet me klubin shijakas. Nuk ka asnjë arsye tjetër, pra familja është mbi gjithçka, kështu që vendosa të përqendrohem te familja sesa te puna. I uroj suksese Erzenit”, përfundon Dede. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Në garë për belgun është edhe Real Madridi

Paris SG këmbëngul për yllin e Chelsea-t

23 Janar 2018 18:31

Paris Saint-Germain i bashkohet garës për të nënshkruar me portierin Thibaut Courtois. “AS” shkruan se “Los Blancos” janë gjithashtu të interesuar për portierin e Chelsea-t. Mediat angleze raportuan se ai ishte i gatshëm të pranonte ofertën e re të bluve, e cila do ta bënte atë portierin më të paguar në botë dhe do e barazonte me Eden Hazard me 220 mijë stërlina në javë. Megjithatë, “AS” pretendon se asnjë marrëveshje nuk është nënshkruar dhe se PSG ka hedhur grepin për belgun.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez kurrë nuk e ka preferuar Keylor Navas dhe shpreson që Courtois të kthehet në Madrid. “AS” pretendon se PSG ka bërë një ofertë të madhe për portierin, por raportohet se ai nuk ka kthyer përgjigje. Belgu konsiderohet si një nga portierët më të mirë në botë dhe është një plan B për Realin, nëse ata nuk nënshkruajnë me spanjollin David De Gea. Nga ana tjetër PSG, nuk besojnë shumë tek aftësitë e Alphonse Areola dhe Kevin Trapp dhe e shikojnë belgun si portierin e duhur për të blinduar këtë repart. /EDS/DXH/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Afrika e Jugut e organizoi këtë eveniment në vitin 2010

Kupa e Botës e vitit 2026, një vend afrikan kërkon organizimin

23 Janar 2018 18:16

Presidenti i Federatës Mbretërore të Futbollit Maroken (FRMF)ka deklaruar se shteti afrikanoverior do të kërkojë mbështetjen e të gjithë vendeve të kontinentit afrikan për t’u përfaqësuar në Kongresin e përvitshëm që do të mbahet në 13 qershor në Moskë, ku 211 vende anëtare nga e gjithë bota do të zgjedhin se kush do të jetë vendi pritës i eventit më të madh futbollistik të planetit.

“Ne do të vendosim të gjitha energjitë tona. Vendimi ynë është dhe do të jetë i padiskutueshëm”, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp në Kasablanka Moulay Hafid Elalamy, kryetari i komitetit përfaqësues të Marokut.

Propozimi i vendit arab pason kandidatutën trepalëshe SHBA-Meksikë- Kanada për të qenë organizatorët e Kampionatit Botëror pas 8 vitesh. Në plan të parë, duket një aleancë shumë solide për t’u mposhtur nga Maroku duke marrë parasysh diferencimet e mëdha në zhvillimin ekonomik.

Vendimi final do të kalojë nëpërmjet Këshillit Shqyrtues të Kandidaturave të propozuara të 5 vendeve finaliste që do të kalojnë në 4 raunde. Kjo bëhet për të shmangur akuzat për parregullsi dhe favorizim të qëllimshëm pas spekulimeve që shpërthyen kur ish-presidenti i qeverisë së futbollit botëror Sepp Blatter u aludua se kishte ndërhyrë për të zgjedhur Rusinë dhe Katarin në 2010 si dy vendet që do të organizojnë eventin futbollistik të Kupës së Botës në 2018 dhe 2022. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Ish-lojtari i Kombëtares “flirt” në Azi

Skela “përfundon” në Abu Dhabi, merr pozicion të ri

23 Janar 2018 18:11

Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Ervin Skela, ka marrë një rol të ri nga ish-skuadra e tij, Eintracht Frankfurt-i. Mesfushori ka qenë i ftuari i anëtarit të bordit Axel Hellmann-it. Zyrtari i skuadrës gjermane i ofroi shqiptarit një eksperiencë 1 javore në Abu Dhabi. Ai së bashku me figura të tjera të sportit gjerman kanë trajnuar për 1 javë persona me aftësi të kufizuar dhe vajzat në shtetin aziatik.

Hellmann shprehet mjaft i emocionuar për këtë eksperiencë. “Ne kemi partneritete këtu që shkojnë përtej ekipit profesionist. Duam të vazhdojmë angazhimin këtu si një nga klubet tradicionale të Bundesligës”, - shprehet ai. Skuadra gjermane mbetet një ndër klubet më të mëdha të Gjermanisë.

Skela luajti me ekipin e Eintracht Frankfurt-i prej vitit 2001 deri në vitin 2004. Ai ka lënë kujtime të mira në këtë klub dhe marrëdhëniet nuk i ka ndërprerë. Ish-kapiteni i Shqipërisë tani është kthyer në ambasador të klubit. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment