Dajën nuk e shqetësojnë humbjet: Rëndësi ka paraqitja

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 22:37
Skënderbeu zhvilloi sot miqësoren kundër Besiktas

Skënderbeu zhvilloi sot miqësoren kundër Besiktas, ku u mund nga turqit me rezultatin 3-2. Një gol në pjesën e parë dhe një në të dytën nga bardhekuqtë, të cilët duket se nuk e kanë mendjen te rezultati, por te loja e bukur.

Është trajneri Ilir Daja, i cili reagon pas ndeshjes, ku thotë se është i kënaqur me atë që ka dhënë skuadra deri më sot. Pas dy takimeve të para ku Skënderbeu ka humbur, pritet të luhen dhe dy të tjerë, më 13 janar kundër Vitroruil dhe më 18 janar kundër Aktobe, që do të mbyllë dhe fazën përgatitore të korçarëve në Turqi.

Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët për paraqitjen që kanë bërë në këtë takim, pasi me të vërtetë kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë. Kemi pasur shumë mundësi për shënim dhe përballë një ekipi si Besiktas që është një nga më të mirët në arenën europiane duke kaluar edhe grupin në Champions League”.

Kemi pasur shumë mundësi shënimi dhe mund të kishim marrë një rezultat pozitiv, por portieri i tyre ka bërë katër ndërhyrje vendimtare. Prandaj, them se jam i kënaqur me të gjithë lojtarët që ishin prezent në këtë takim, kanë bërë një ndeshje mjaft të mirë”.

Në fund edhe rezultati në këto takime nuk është i rëndësishëm, pasi janë thjesht miqësore, dhe për këtë mund të them se loja është ajo që më intereson”, konfirmoi pas ndeshjes trajneri Ilir Daja. /EDS/

Lëvizje te Skënderbeu për të mirëpritur mbrojtësin

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
18 Korrik 2018 14:04
Zhvillime në Korçë

Skënderbeu e ka nisur sezonin më 5 korrik, kur edhe dyndjet e të rinjve në stërvitje ishin të shumta. Asokohe u pa nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi edhe mbrojtësi i majtë i Dinamos, Ilir Allmuça. I riu i krijuar te moshat e klubit kryeqytetas, ku ka edhe dy sezone që luan me ekipin e parë, pranoi që të provohej nga Orges Shehi.

Por, zhvillimet e ditë pas dite kanë sjellë dhe ndryshime në kampion korçar. Allmuça tashmë nuk është më pjesë e skuadrës, duke e lënë krahun e majtë vetëm me Leonit Abazin, i cili bën dhe mbrojtësin dhe mesfushorin siç është parë dhe në sezonet e fundit me bardhekuqtë.

Natyrisht që në Korçë ky pozicion nuk do të qëndrojë bosh, pasi Orges Shehi duket se ka mbyllur gjithçka dhe ka rënë parimisht dakord me fierakun Gledi Mici për të vijuar edhe këtë vit karrierën te Skënderbeu. Vetëm në rast se transferohet jashtë Shqipërisë, atëherë Shehit do t’i duhet të përshtatë të tjerë lojtarë në atë pozicion. Megjithatë, korçarët duket se e kanë zgjidhur të gjithë situatën.

Miqësoret – Në ditët në vijim tetë herë kampionët e vendit do të vijojnë që të zhvillojnë dhe dy miqësore të tjera, të cilat janë planifikuar. Bëhet fjalë për Trepça ’89 dhe Besa e Pejës. Me këto dy ekipe që vijnë nga Kosova ata do të ndeshen në stadiumin “Skënderbeu”. Nuk përjashtohet as mundësia e zhvillimit të miqësoreve me ndonjë nga skuadrat afër Korçës, ku Pogradeci është opsioni i momentit, por edhe ekipet e Kategorisë së Dytë si Devolli dhe Maliqi. /EDS/

************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Hidhet shorti, Superiorja zbulon kalendarin

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
18 Korrik 2018 11:26
Ja si pritet java e parë

Kategoria Superiore do të nisë më 19 gusht, pikërisht pas një muaji. Dy ekipet e rinj që ngjiten këtë vit në elitë janë Tirana dhe Kastrioti. Bardheblutë do të rikthejnë derbin e magjishëm me Partizanin, i cli do të luhet në javën e gjashtë. Ndërsa do të mungojë klasikja edhe këtë sezon me Vllazninë për të dytin vit radhazi. /EDS/

19/08/2018

Tirana-Kamza

Teuta-Flamurtari

Luftëtari-Kastrioti

Skënderbeu-Partizani

Kukësi- Laçi

JAVA 2
Kamza- Partizani
Kastrioti-Skënderbeu
Laçi-Luftëtari
Flamurtari-Kukësi
Tirana -Teuta

JAVA 3
Teuta-Kamza
Kukësi- Tirana
Luftëtari-Flamurtari
Skënderbeu-Laçi
Partizani -Kastrioti

JAVA 4
Kamza-Kastrioti
Laçi- Partizani
Flamurtari-Skënderbeu
Tirana -Luftëtari
Teuta-Kukësi

JAVA 5
Kukësi-Kamza
Luftëtari-Teuta
Skënderbeu- Tirana
Partizani -Flamurtari
Kastrioti-Laçi

JAVA 6
Kamza-Laçi
Flamurtari-Kastrioti
Tirana – Partizani
Teuta-Skënderbeu
Kukësi-Luftëtari

JAVA 7
Luftëtari-Kamza
Skënderbeu-Kukësi
Partizani -Teuta
Kastrioti- Tirana
Laçi-Flamurtari

JAVA 8
Kamza-Flamurtari
Tirana -Laçi
Teuta-Kastrioti
Kukësi- Partizani
Luftëtari-Skënderbeu

JAVA 9
Skënderbeu-Kamza
Partizani-Luftëtari
Kastrioti-Kukësi
Laçi-Teuta
Flamurtari- Tirana

************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Skënderbeu tenton një afrim 'big' në mbrojtje

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
18 Korrik 2018 09:50
Përforcime te kampionët

Duket se Skënderbeu i sezonit të ri nuk do të jetë shumë ndryshe nga ai i një viti më parë edhe pse vendimi për të mos marrë pjesë për 10 vite në kompeticionet Europiane tashmë është në fuqi. Mbetet vetëm vendimi i CAS-it apo Gjykatës Supreme të Zvicrës në mënyrë që korçarët të fitojnë të drejtën sipas pretendimeve që kanë.

Megjithatë, lojtarët nuk e kanë marrë për bazë këtë zhvillim dhe nuk po largohen për të lënë në mes bashkëpunimin me tetë herë kampionët e vendit. Nëse janë kthyer pas emra si Muzaka, Vangjeli e Radas, tashmë pritet dhe Tefik Osmani dhe Gledi Mici për t’u bashkuar me bardhekuqtë për të plotësuar pothuajse të njëjtin formacion si në sezonin e shkuar.

Largimet rëndojnë në llogaritë e skuadrës nga ana njerëzore, por nga ana financiare mbushin arkat, që do të thotë se Ardjan Takaj mbetet sërish i kënaqur, pasi e ka edhe kontingjentin për të zëvendësuar këdo që largohet.

Por, për të kompletuar prapavijën, bardhekuqtë duan që të kthejnë një ish-kampion, bëhet fjalë për shtatlartin Ditmar Bicaj. Lezhjani e ka fituar katër herë titullin kampion me korçarët, ndërsa tekniku Orges Shehi e ka në listën e tij të afrimeve. Mësohet se ka pasur kontakte mes shtatlartit dhe presidentit Takaj dhe afrimi i 29 vjeçarit duket se mbetet çështje orësh dhe Skënderbeu në këtë mënyrë do të plotësojë repartin e prapavijës.

Sulmi tashmë mbetet i vetmi repart ku korçarët kërkojnë që të afrojnë një ‘bomber’, por që tratativat kanë nisur për të afruar një lojtar nga jashtë Shqipërisë. Natyrisht që kontinenti amerikan është i preferuari, ku sulmuesi i ri pritet që të mbërrijë nga Brazili. /EDS/

************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Alarm në sulm, merkato e hapur për Tiranën

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
18 Korrik 2018 09:10
Pritet një 'bomber'

Tirana edhe pse ka bërë merkato të studiuar dhe pothuajse e ka plotësuar grupin për sezonin e ri, sërish mbetet për t’u parë çështja e sulmit. Jo se ka lojtarë që nuk premtojnë, përkundrazi, por që Majkëll Ngoo nuk mund të arrijë që të rikuperohet në kohë për shkak se më parë ka kryer operacionin e meniskut dhe tashmë nuk ka mundur që të kapë formën 100%.

Kështu, shtatlartit të sulmit bardheblu që firmosi një vit më parë dhe që para 30 ditësh rinovoi kontratën edhe për një sezon tjetër, do t’i duhet që të punojë veçmas për më tepër se një muaj që të jetë gati për skuadrën dhe trajnerin Ze Maria.

Edhe pse kampionati fillon fiks pas një muaji, ai pritet që të humbasë të paktën dy takimet e para të sezonit. Pra, drejtuesit bardheblu nuk duan që të ecin me shpresën e përmirësimit të anglezit, duke kërkuar një tjetër lojtar që të premtojë në këtë repart. Kërkimet në merkato kanë nisur dhe padiskutim që prurja e re pritet të jetë gati së shpejti.

Burime pranë skuadrës tregojnë se janë duke parë tregun e huaj, ku alternativat janë të shumta, por çështja është edhe financiare, pasi klubi kryeqytetas nuk kërkon që të bëjë shërbime ekstra.

Faza përgatitore – Më 22 korrik, javën e ardhshme, do të nisë faza përgatitore e Tiranës. Në këtë datë trajneri shpreson që të ketë të gjithë grupin të gatshëm, përpos atyre që nuk janë pajisur me viza, ndërsa nuk do të lëvizin nga kryeqyteti. Alternativat për të shkuar jashtë janë sfumuar kështu që mbetet vetëm shfrytëzimi i stadiumit “Skënder Halili” dhe miqësoreve brenda vendit që 24 herë kampionët e vendit të marrin formën e duhur. /EDS/

************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.