Dalic guxon, Kroacia nënvlerëson Messin dhe Argjentinën

Kroacia fitoi sfidën e parë kundër Nigerisë me rezultatin 2-0 dhe kryeson grupin D me tri pikë. Ndërkohë që në përballjen e dytë do të vihet kundër Argjentinës së yjeve, apo më saktë të Messi-t. Megjithatë, trajneri Zlatko Dalic e ka “recetën” për të dalë me sukses nga kjo përballje.

Në konferencën për shtyp të bërë pak minuta më parë, ish-trajneri i Dinamos së Tiranës, aktualisht në krye të stolit të Kroacisë, ka folur për forcën e kundërshtarit për sfidën që do të luhet në orën 20:00 ditën e nesërme.

“Ne do të bëjmë disa ndryshime. Nuk është koha për ndryshime të mëdhaja. Ne do të vijojmë të luajmë me stilin tonë”, tha fillimisht tekniku guximtar i skuadrës ballkanase, e cila në Botërorin e Brazilit nuk arriti që të kualifikohej më tej në fazën e 1/16-ave pasi mori vetëm 3 pikë në grup.

“Ndeshja kundër Argjentinës është më e lehta për ne Kupën e Botës, sepse ne kemi 3 pikë dhe luajmë në fushë ndaj një kundërshtari të madh”, vijoi të thotë Zlatko Dalic. “Ne nuk kemi asgjë për të humbur në këtë ndeshje. Do t’iu them lojtarëve të mi para këtij takimi që vetëm të shijojnë spektaklin”.

“Përfundimisht mund të them se besoj pafundësisht në ekipin tim”, vijoi të shprehej Dalic në konferencën për shtyp. “Ne duhet të luajmë mirë nëse duam të fitojmë, si gjithnjë pak fat na duhet për të shkuar më së miri. Ne duhet të tregojmë cilësitë tona dhe ky është një test i vërtetë për këtë gjeneratë”, përfundoi deklaratën e tij tekniku 51-vjeçar. /EDS/

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan