Dalin biletat e “Rusi 2018”, ja cili vend ka blerë më shumë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
6 Dhjetor 2017 19:29

Amerikanët nuk do të mungojnë në botërorin “Rusi 2018”.

Edhe pse kombëtarja e tyre nuk do të jetë në finale, tifozët e SHBA-së do të përfaqësojnë vendin e tyre në kampionatin e ardhshëm botëror.

Një listë e publikuar sot në media ka nxjerrë renditjen e vendeve me numrin më të madh të aplikuesve për bileta në njërën prej 12 stadiumeve ku do të zhvillohet kompeticioni.

Përqindjen më të madhe e zënë tifozët e vendit organizator, Rusisë.

Më pas vijnë me radhë: Argjentinë, Peru, Meksikë, SHBA, Kolumbi, Brazil, Marok, Egjipt, Kinë dhe Poloni.

Shorti për sigurimin e biletave për ndeshjet e fazës finale të Botërorit është çelur në 5 dhjetor të këtij viti dhe përfundon në 31 Janar 2018.

Deri tani janë regjistruar 1.3 milionë kërkesa Brenda 24 orëve.

Ajo çfarë bie në sy është mungesa e madhe e tifozëve të kombëtareve pretendente europiane si Gjermania, Anglia dhe Franca.

Ndërsa ajo çfarë konfirmohet është interesimi i lartë i tifozëve nga vendet e Amerikës Latine (Brazili, Argjentina dhe Kolumbia). Amerikanojugorët njihen si tifozët më fanatikë të këtij sporti.

Ndërsa për SHBA-në, faktor për numrin e lartë të kërkesave për bileta janë qytetarët meksikanë që jetojnë në SHBA.

Kina dhe SHBA-ja janë dy vendet nga renditja e përmendur që dështuan të kualifikoheshin në Botëror.

Pritshmëritë për ndjekjen e Kampionatit Botëror në mbarë botën janë të mëdha.

Vladimir Putin, presidenti i Rusisë deklaroi në shortin e hedhur për grupet më datën 1 dhjetor se Rusia do të organizojë Kampionatin Botëror më të mirë në historinë e këtij eventi./EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike