Dalin në dritë prapaskenat e mëdha, ja bomberi që kërkoi Bartomeu verën e kaluar

19 Maj 2020

Barcelona kërkoi informacione për sulmuesin Herri Kejn verën e kaluar, por presidenti i Totenhemit, Daniel Levi e refuzoi menjëherë, sipas “Mundo Deportivo”.

Katalanasit kërkojnë prej kohësh një zëvendësues të denjë për Luis Suarez, me emrin më të fundit që qarkullon Lautaro Martinez.

Një vit më parë, presidenti i Barçës Bartomeu kërkonte zëvendësuesin e uruguajanit te skuadra e Totenhemit, ama hasën në rezistencë direkte të Levit.

Herri Kejn është një nga sulmuesit e qendrës më të mirë në botë. Këtë gjë e vërtetojnë edhe golat e shënuar, teksa 26 vjeçari ka shënuar 181 gola në 278 paraqitje për “Spurs”.

Ai gjithashtu është tepër i rëndësishëm dhe për Përfaqësuesen Angleze. Në Kupën e Botës 2018, Kejn u shpall golashënuesi më i mirë i kompeticionit.

 

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com