Dalipi nuk ka frikë: Në Korçë, i njëjti film e njëjta histori

Zv.trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi i cili do të jetë në stol në ndeshjen ndaj Skënderbeut për shkak të dënimit të Starovës, ka dalë para mediave pak minuta më parë ku ka folur në lidhje me ndeshjen e nesërme ndaj Skënderbeut. Ai ka besim se skuadra e tij mund të fitojë ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën.

Për Skënderbeun

Ndaj Skënderbeut Sigurisht që është një ndeshje shumë e rëndësishme. Në të tilla ndeshje motivimi dhe dëshira është e madhe. në këtë aspekt nuk kam çfarë them sa i takon motivimit.  Sa i takon fushës mund të them jemi shumë të përgatitur për të evidentuar të gjithë mundësitë e mundshme të Skënderbeut. Nuk mjafton vetëm dëshira dhe lufta sepse e kemi treguar se edhe cilësia teknike duhet shfrytëzuar nga lojtarët tanë, duke finalizuar. Së fundmi kemi vuajtur pak. Jemi përgatitur për të bërë një ndeshje të mirë, duke ditur që gjithmonë kemi bërë kështu, kujtojmë ndeshjen e vitit të shkuar kur edhe fituam. Duhet të shkojmë me mendimin pozitiv për të marrë rezultat sa më të mirë. 

Për sulmin

Ne kemi lojtarë shumë të mirë dhe duhet të shfrytëzojmë cilësitë e tyre. Asani, Bardhi dhe Trashi, apo edhe Progni, që ka luajtur si sulmues. Shpresojmë t’u marrim më të mirën këtyre lojtarëve, që do të luajnë përpara. Dëshira është e madhe, por nuk mjafton në një ndeshje të tillë duhet edhe eksperienca. Duhen sa më pak gabime dhe të jesh efikas në mundësitë që të jepen. Terreni atje na favorizon, pasi është shumë i mirë.

Për gjykimin

Nuk dua të merrem me këtë. Kemi punuar edhe para ndeshjes me Kukësin. E përsëris që ne në kulturën tonë nuk i edukojmë lojtarët që të merren me gjykimin. Kemi punuar që lojtarët të jenë të qetë dhe të japin më të mirën në fushë, këtë anë ta lëmë mënjanë. Merret klubi me këtë pjesë.

 

Për dënimin e Bakajt që u dënua sa Trashi dhe Batha

Nuk dua të merrem me këto gjëra. Duam të fokusohemi te fusha. Kjo nuk i shërben aspak cilësisë dhe futbollit në fushë. Dua të përqendrohem në fushë.

 

Për mungesat e kundërshtarit

Nuk jam shumë i informuar, por sot kam marrë vesh për Lilajn dhe Jashanicën të dëmtuar. Ata kanë lojtarë të mirë në përbërje, kështu që do të marrim masat dhe të përgatitemi sa më mirë. Në momente të caktuara lojtarët tanë duhet të jenë inteligjentë. Kthehen Batha dhe Trashi që janë lojtarë inteligjente dhe që dinë të menaxhojnë lojën në momente të caktuara. Me Kukësin mund ta mbronim rezultatin edhe me një lojtar më pak.

Golat e Vila, Malotë dhe Filit

Na vjen mirë që kanë shënuar, e kanë bërë edhe te ne. Ndaj edhe kanë ikur atje ku janë, që të japin më të mirën.

Sigurimi Europës

Do luftojmë deri në fund. Matematika na lejon. Pikët janë dhe duhet të marrim sa më shumë për të arritur objektivin.

Dënimi Skënderbeut

Nuk dua të merrem me dënimin e Skënderbeut. Nuk i shërben futbollit shqiptar ai dënim. Gjithsesi duhet të fokusohemi te ndeshja jonë, është kyçe. Pikët që lamë me Kukësin t’i rikuperojmë, pavarësisht vështirësisë. T’i marrim ndeshjet me radhë.

Ecuria jo e mirë

Duhet analizuar sezoni nga fillimi. E dini se si e nisëm kampionatin dhe ku jemi, Kemi bërë përmirësime dhe do luftojmë për të marrë pjesë në Kupat e Europës. Do tentojmë të regullojmë finalizimin. Mungesa e një sulmuesi? Do bëjmë të pamundurën me këta që kemi. Në dy ndeshje Bardhi ka pasur mundësi, por nuk ka shënuar. Shpresoj ta bëjë me Skënderbeun.

Sulmi ndaj trajnerit Gjoka në Shkodër

E njoh shumë ambientin atje dhe për aq sa kam luajtur kam kaluar mirë. Jam i surprizuar. Nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla, siç ndodhi me Nestin. Nuk e prish dot imazhin e Shkodrës një individ. Bashkohemi me vështirësinë e trajnerit Gjoka dhe uroj të mos përsëriten më ngjarje të tilla. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan