Dalipi tregon recetën e kualifikimit, klubi në bisedime me… policinë

Klevis Dalipi po e drejton Partizanin në ndeshje gjatë kësaj periudhë, ndërkohë që zëvendëstrajneri ka dalë sërish para medieve. Në konferencën e organizuar nga klubi i kuq para ndeshjes me Flamurtarin, Dalipi ka shprehur besimin e tij se mund të kualifikohen. 41-vjeçari kërkon edhe kujdes në sfidën me vlonjatet, ndërkohë që kualifikimin në Europë kërkohet nga të dyja kompeticionet.  Ai ka sqaruar edhe njëherë situatën e sulmuesit Edgar Çani dhe tregon se klubi po punon për të zgjidhur problemin e tifozëve, të cilët e kanë braktisur Partizanin pas vendimit të Policisë së Shtetit për të mos lejuar ultrasit e kuq për të hyrë në stadium pa mjete identifikimi, gjë që është kundërshtuar.

GJETJA E GOLIT
“Sigurisht në një ndeshje të tillë vështirësitë shtohen, duke marrë parasysh edhe gjendjen e rënduar të terrenit . Gjithsesi ne do të jemi të kujdesshëm gjatë 90 minutave për të neutralizuar sulmet e kundërshtarit dhe shpresojmë me një lojë të mirë, duke dhënë maksimumin në fushë të shënojmë, sa më shpejt . Nuk duhet të humbasim durimin, pasi ndeshja mund të prodhoj episode të ndryshme gjatë lojës dhe pësimi i një goli do të na vështirësonte kualifikimin. Pavarësisht se ndaj Laçit nuk arritëm të gjenim golin, kam besim tek skuadra ,nesër do të arrijmë të shënojmë”.

EUROPA
“Besoj që jemi në garë në të dy kompeticionet paralel, por një kualifikim i mundshëm në Kupë do të na mundësonte të mbetemi në luftë për këtë trofe”.

ÇANI
“Unë e kam deklaruar edhe në konferencat e mëparshme , Çani po vijon një program stërvitor. Gjendja e tij po monitorohet nga stafi . E theksoj se në momentin që Çani do të jetë gati, ai sigurisht do të jetë në organikën e lojtarëve të gatshëm për ndeshje”.

KUPA SHPËTIM
“Matematikisht titulli kampion nuk është mbyllur, edhe pse Skënderbeu është i shkëputur nga ndjekësit. Ndaj ne synojmë fitimin e Kupës dhe e kemi vlerësuar maksimalisht përballjen e nesërme për të arritur kualifikimin”.

KUSH E ZGJIDH NDESHJEN?
“Flamurtari është një skuadër e mirorganizuar, por ne besojmë shumë në cilësitë e lojtarëve tanë . E them me bindje se ndaj Flamurtarit skuadra do të japë maksimumin për të arritur rezultatin e dëshiruar kualifikimin”.

ÇËSHTJA E TIFOZËVE
“Jam në dijeni që klubi po vijon negociatat e vazhdueshme me drejtuesit e policisë dhe jemi optimist se do të arrijnë ta zgjidhin këtë situatë . Edhe për ne si staf, ashtu dhe lojtarët, e ndjejmë shumë mungesën e tyre, pasi është lojtari ynë i 12-të në stadium . I bëj thirrje të jenë të shumtë në numër nesër, siç e kanë traditë dhe të na mbështesin në këtë ndeshje shumë delikate”.            

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan