Dani Alves është gati të bëjë një çmenduri për Barcelonën

Mbrojtësi i djathtë Dani Alves la gjigandët e La Liga në vitin 2016, për t’u bashkuar me Juventusin, por veterani nuk pranoi të përjashtonte një rikthim në “Camp Nou”, pavarësisht nga rrethanat pas largimit të tij. Mbrojtësi brazilian zbuloi, se do ishte i gatshëm të kthehej në Barcelonë që nesër, nëse katalanasit e kontaktojnë atë. Alves u largua nga Barcelona drejt kampionëve të Italisë në 2016, pasi fitoi 23 tituj në “Camp Nou”. Pas një sezoni me “Zonjën e Vjetër”, Alves u bashkua me Paris SG në Ligue 1 në vitin 2017, por 34-vjeçari refuzoi të përjashtojë një rikthim të Barcelonës, pavarësisht se pas largimit ai kritikoi presidentin aktual të katalanasve. “Barcelona është shtëpia ime”,  i tha ai “Globo TV”. “Është e pamundur të them, që nuk do të kthehesha. Unë do të kthehesha nesër nëse Barcelona do të më thërriste”, vazhdoi ai.

Alves, i cili ka ndihmuar Paris SG të fitojë Ligue 1 dhe Coupe de la Ligue këtë sezon, ndërsa kampionët francezë kërkojnë një sukses të trefishtë brenda vendit, shtoi: “Nëse do të thosha, se kur u largova isha i lumtur atëherë unë do të gënjeja. Unë u largova, sepse mendoj se kam luftuar shumë për të krijuar një histori të shkëlqyer në Barcelonë. Kam lënë 23 tituj në tetë vjet. Unë përfundova duke u dhënë atyre rezultate më të mëdha dhe pastaj atë e përfunduan pa respektuar historinë time. Ata donin që të kisha një lamtumirë dhe u thashë atyre jo, sepse unë e konsideroj atë vend shtëpinë time të përjetshme dhe kur një vend konsiderohet shtëpia jote, nuk duhet të thuash lamtumirë. Çfarë kuptimi ka lamtumira nëse do të kthehesh?”, deklaroi Alves. Sinjalet e 34-vjeçarit ishin të qarta, tani u takon drejtuesve të Barcelonës të bëjnë lëvizjen e radhës, nëse vërtet e vlerësojnë Alves për kontributin që ai ka dhënë gjatë tetë viteve. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan