Dani Alves kërcënon Realin: Në PSG nuk erdha për para

Në vigjilje të përballjes me Real Madridin, mbrojtësi i PSG-së, Dani Alves, thotë se francezët i kanë të gjitha shanset për të kaluar më tej. Braziliani e pranon, se përballë është një kundërshtari i vështirë, por theksoi se PSG duhet të tregojë veten kundër një kundërshtari dinjitoz.

“Do të jetë një lojë e vështirë, sepse Reali ka shumë cilësi, por është një sfidë dhe ne kemi një shans unik për të kaluar. Ne duam të krijojmë sa më shumë shanse si në ndeshjen e parë, por me një rezultat tjetër. Duhet ta kapim këtë moment të rëndësishëm. Historia duhet të ndryshojë. PSG ka arritur gjëra të mëdha në të kaluarën, por tani duhet të hedhim hapin e madh”, tha Alves në konferencën për shtyp.

“Ndryshimi i historisë ishte një nga arsyet kryesore që më bëri të vija këtu dhe tani duhet t’ia dalim. Ne nuk kemi kohë të mendojmë për të – ne vetëm duhet ta shkruajmë atë dhe ne besojmë se mundemi”, vazhdoi ai.

“Neymar? Është e pamundur të mos ndiejmë mungesën e një lojtari si ai. Ka dy opsione, pa të mund të qash ose të mos mendosh për të dhe unë zgjedh opsionin e dytë. Unë flas me të praktikisht çdo ditë dhe i kemi thënë, që do të takohemi përsëri më vonë në kompeticion. Ne mendojmë, se mund të kalojmë për shkak të ndeshjes së parë. Ne ishim superiorë ndaj tyre në lojën tonë dhe shanset që ne krijuam. Ne duhet ta bëjmë këtë për 90 minuta të plota këtë herë. Është një motivim i madh të eleminojmë fituesit në fuqi të Champions”, deklaroi braziliani.

“Ajo që Paris-it i mungon është një histori e ndeshjeve, që duhen fituar si nesër. Unë nuk kam ardhur këtu, për të jetuar në Paris apo për të fituar para. Kam ardhur sepse jam i etur për të fituar, është në gjakun tim. Do të duhet të luajmë një lojë perfekte dhe të jemi inteligjentë”, theksoi ish-mbrojtësi i Barcelonës. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan