Danilo Alves: I lumtur për fitoren, por ka edhe 90 minuta të tjera

Danilo Alves ishte lojtari vendimtar në fitoren e Flamurtarit ndaj Skënderbeut në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Goli i brazilianit ishte ai që i dha suksesin ekipit vlonjat në fushën e korçarëve. I pyetur pas këtij takimi, Alves shprehet:

Ndeshja: “Ndihem mirë. Skuadra luajti një ndeshje të mirë. Skënderbeu pati një mbrojtje të mirë. Ne luajtëm fort. Duhet të jemi të përqendruar për ndeshjen e kthimit. Skënderbeu ka bërë rezultate të mira në Vlorë, do të luajmë dhe ndeshjen e kthimit dhe më pas të shohim.”

Çfarë ka ndodhur në fazën e tretë: “Nuk di ta shpjegoj. Ne gjithmonë kemi punuar fort, të gjithë lojtarët punojnë shumë edhe të rinjtë. Mendoj se sot ishim edhe me fat. Shënova me fat. Tani të mendojmë për ndeshjen e radhës, të shënojmë dhe të fitojmë.”

Ndjesitë pas kësaj sfide: Kjo fitore na jep besim për ndeshjen e radhës. Për të kërkuar fitoren në çdo takim. Tani të shohim ndeshje pas ndeshjeje. Busic e Camara? Të dy janë shumë të mirë, por Busic është më me eksperiencë, i jep shumë cilësi skuadrës. Të dy lojtarët i duhen ekipit. Jam i lumtur që i shënova Skënderbeut. Për një sulmues kjo është detyra, jam i kënaqur pasi kisha javë që nuk shënoja.”

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan