REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Shteti danez po shqyrton planin

Danimarka gati të ndërtojë pistën e Kopenhagenit për F1

10 Janar 2018 21:43

Turi vjetor i kampionatit të Formula 1 mund t’i shtohet dhe një tjetër destinacion. Shteti danez po shqyrton planin e ndërtimit të një piste për “njëvendëshet” e F1, që nëse merr dritën jeshile mund të realizohet totalisht në 2020.

Vetë presidenti i ri kompeticionit të garave automobilistike më të ndjekur në botë, Chase Carey bëri publik lajmin në takimin që pati në kryeqytetin Kopenhagen me kryebashkiakun dhe ministrin e biznesit të vendit skandinav.

“Jemi të entuziazmuar për mundësinë për të zbuluar një garë të mundshme këtu. Kopenhageni përfaqëson tipin e vendit ku ne mendojmë se mund të ofrojë një  platformë të shkëlqyer për garat e F1”, tha ai kur paraqiti dëshirën për të finalizuar një projekt të tillë kur aprovimi ende nuk është dhënë nga autoritetet daneze.

Njëri prej anëtarëve të komisionit të hartimit dhe diskutimit të projektit të pistës së Kopenhagenit, Lars Seier Christensen e konsideron këtë projekt me rëndësi përtej kufijve të shtetit danez.

“Ata nuk vlerësojnë vetëm Kopenhagenin, por të gjithë rajonin skandinav, i cili është një treg i mundshëm për ata”, deklaroi Christensen.

Pista e re mund të gjenerojë të ardhura nga shitja e biletave të spektatorëve nga 119 milionë deri në 238 milionë £.

Skandinavia rikthehet në hartën e botërorit të Formula 1 pas gati 40 vitesh, kur në Suedi u zhvillua gara e fundit në Anderstop në vitin 1978. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
SHBA, Meksika, Gjermania, Franca dhe Holanda distancohen nga transmetimi direkt

Të drejtat televizive, pesë shtete dalin kundër një detaji

22 Janar 2018 21:07

Vazhdojnë zhurmat mbi të drejtat televizive për sezonin 2018. Me anë të një sondazhi të publikuar në fundjavë nga Hall & Partners për llogaritë e Formula 1, duket se vetëm në pesë shtete nuk dëshirojnë të kenë të drejtën e transmetimit direkt të momentit të nisjes së garës siç raporton F1brodacasting.

Janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika, Gjermania, Franca dhe Holanda. Këtyre shteteve mund t’iu bashkohet edhe Spanja dhe pjesa e Amerikës Latine sipas të dhënave të fundit.

Në Itali, servisi i transmetimit të Çmimit të Madh, ndërkohë, duket ende larg. Rai, faktikisht, ka prezantuar një ofertë financiare në FOM që është dukshëm më e ulët se pagesa që ka ofruar Sky. Kështu, F1 mund të refuzojë Rai-n menjëherë. Në Itali, Sky pritet që të marrë të drejtat e transmetimit të garave. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Asnjë pilot për sezonin 2018

E çuditshme, një kontinent mungon në F1

21 Janar 2018 16:31

“Momentalisht nuk është gati asnjë pilot amerikan për sezonin e ri të Formula 1”. Fraza e shprehur një javë më parë nga Gunther Steiner, drejtues në ekipin Haas, ka provokuar reagime të ndryshme në SHBA.

Nuk kanë munguar kritikat për fjalët e të parit të kësaj skuderie, i cili shprehu gjithashtu se nuk ka mundur që të gjejë një amerikan që është në lartësinë e duhur për ta pasur në skuderinë e tij.

Në mbrojtje të pilotëve amerikanë ka dalë në mbrojtje piloti i IndyCar, Sebastian Bourdais. Nuk është amerikan, por ka eksperiencë të gjatë në SHBA dhe ka provuar që të bëjë hapin e madh në Formula 1 pa pasur suksese të rëndësishëm. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
“Jemi në të njëjtën pistë”

Rivaliteti Mercedes – Ferrari, flet bosi gjerman

20 Janar 2018 19:53

Dieter Zetsche, shefi i Mercedes Benz, ka shpjeguar se e ardhmja e Formula 1 imagjinuar nga kompania gjermane është “e njëjtë 100%” me atë të rivalëve të Ferrari. Deklarata e dhënë në Autocar erdhi sepse Liberty, menaxheri i kampionatit botëror, zbuloi planet e të ardhmes për rregullat teknike. Plane që janë pritur keq nga Ferrari, aq sa Sergio Marchionne disa muaj më parë kërcënoi me tërheqje. Edhe Mercedes është shqetësuar në lidhje me këtë situatë, mbi të gjitha në lidhje me ndryshimet për standardin e fuqisë.

“Jemi policë të mirë dhe policë të keq”, tha Zetsche, “Ne jemi përplasur dhe prap jemi në rrugë të mbarë, por jemi në të njëjtën kohë me mendime të njëjta për strategjitë në Formula 1, të cilat i kemi 100% të njëjta. Shkurt, ne jemi miq të mirë”.

Ndërkohë Mercedes është përgatitur për të fituar titullin e pestë radhazi në F1 për konstruktorë. Nëse do ta arrijnë, do të thyejnë suksesin e Red Bull që e bëri këtë gjë nga viti 2010 deri në vitin 2013, radhazi. Edhe McLaren ka katër, nga 1988 deri në vitin 1991. Ndërsa rekordin i takon Ferrarit, nga viti 1999 deri në vitin 2004, pra gjashtë herë. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Jo vetëm makina, por anglezët tregojnë dhe sloganin e ri

McLaren prezanton njëvendëshen e re për sezonin 2018

18 Janar 2018 16:27

“Jeni kurajozë”! Ky është slogani i zgjedhur nga McLaren për të prezantuar njëvendëshen e “Shigjetës së Argjendtë” që do të publikohet gjatë një konference për shtyp më 23 shkurt, një ditë distancë nga prezantimi i Ferrarit dhe Mercedes.

Por, tashmë dihet se makina e re e skuderisë angleze, për momentin njihet me emrin e kodifikuar MCL33, do të ketë motor Renault. McLaren faktikisht ka arkivuar akordin me furnizuesin e ri Honda, i cili në sezonet e mëparshëm ka dhënë rezultatet e shpresuara. Njëvendëshja e kampionatit të ardhshëm botëror të F1 do të jetë nën pilotim nga Fernando Alonso dhe Stoffel Vandroone. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment