De Biasi i varur nga Mancini për kombëtaren e Australisë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Janar 2018 11:26
Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare

Që pas largimit nga Alaves, ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi vazhdon të jetë i papunë dhe në pritje të ofertave. Edhe pse pista për të drejtuar kombëtaren e Australisë ishte shuar, ajo është rikthyer dhe njëherë tjetër për teknikun italian.

Por, ka një ngërç në të gjithë këtë situatë që lidhet me emrin e Roberto Mancini-t. Sipas medieve italiane është pikërisht tekniku i Zenit-it, favoriti për të marrë drejtimin e “kangurëve”. Por ai ende nuk ka kthyer një përgjigje përfundimtare, pasi oferta i është bërë. Arsyeja lidhet me dëshirën që ka Mancini për të drejtuar kombëtaren e Italisë nga ku pret edhe një telefonatë.

Në rast se Mancini ulet në stolin e të kaltërve, atëherë i hapet rruga De Biasi-t që të drejtojë Australinë në kampionatin Botëror, që do të zhvillohet në Rusi këtë vit.

Ozil i jep fund me Gjermaninë, por largohet me lum akuzash ndaj presidentit

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
22 Korrik 2018 21:13
Befason 29-vjeçari

Mesut Ozil ka konfirmuar se është tërhequr nga futbolli ndërkombëtar me efekt të menjëhershëm pas trajtimit që mori nga DFB. Sulmuesi i Arsenalit thotë se mënyra se si është trajtuar nga Federata Gjermane e Futbollit e bën atë që të mos veshë fanellën e kombëtares gjermane. Duke parë zhvillimet e fundit diçka e tillë ishte e pritshme. Mesut Ozil nuk ishte më i mirëpritur te Gjermani dhe ai i ka dhënë fund me kombëtaren, ndërsa para pak minutash ka publikuar vendimin e marrë për të hequr dorë nga “Pancerat”. Ozil pohoi se ai ishte fajësuar për zhgënjimin e Gjermanisë në Kupën e Botës, ndërsa foli edhe për fotografin e realizuar në maj. Ozil u kritikua nga politikanët gjermanë, pasi u fotografua me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i DFB Reinhard Grindel ishte fokusi i pjesës së tretë dhe përfundimtare të deklaratës, pasi Ozil goditi zyrtarin, duke thënë: "Unë nuk do të qëndroj më për të qenë një kokë turku për paaftësinë e tij dhe pamundësinë për të bërë punën e tij siç duhet". Pas performancës katastrofike të Kupës së Botës në Gjermani, ku nuk arriti të dilte nga grupet dhe humbi si me Meksikën ashtu edhe me Korenë e Jugut, Ozil u kritikua rëndë nga mediat dhe nga DFB, ndërsa Grindel madje i kërkoi mesfushorit të bënte një deklaratë publike për takimin me Erdogan, duke vënë në pikëpyetje kredencialet e tij si një lojtar ndërkombëtar pas incidentit. Ozil detajoi se si Grindel u përpoq të përfitonte nga takimi i tij me Erdogan, duke synuar ta përdorte atë si një mjet për të shprehur pikëpamjet e tij politike dhe për të shkatërruar personalitetin e Ozil në këtë proces. Ai gjithashtu akuzoi presidentin e DFB për racizëm, duke deklaruar se: "unë jam gjerman kur fitojmë, por unë jam një emigrant kur humbasim". /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Özil ''hap dy zemrat'' dhe mbron foton me Erdogan

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
22 Korrik 2018 14:24

Më në fund Mesut Özil ka thënë verisonin e tij në lidhje me foton e shumëpërfolur me presidentin turke Recep Tayyip Erdogan. Pavarësisht kritikave të shumta në Gjermani për ngjarjen e ndodhur vetëm pak javë para nisjes së Kupës së Botës, mesfushori i Gjermanisë nuk kishte preferuar të komentonte deri më tani.

Por nëse Gundogan – gjithashtu i pranishëm në setin forografik – deklaroi se pas tyre nuk kishte asnjë agjendë politike, Özil thotë në një letër të hapur për publikun se thjesht po respektonte postin politik të përfaqsuesit të vendit të paraardhësve të tij.

“Javët e fundit kam pasur kohë të reflektoj për atë që ka ndodhur në muajt e fundit. Dhe më duhet të them se ashtu si shumë të tjerë, trashëgimia ime vjen nga më shumë se një shtet. Edhe pse jam rritur në Gjermani, prejardhja dhe rrënjët e familjes sime janë në Turqi. Unë kam dy zemra, një gjermane dhe një turke”, shkruan Özil.

“Gjatë fëmijërisë sime mamaja më ka mësuar gjithmonë të jem i respektuar dhe të mos harroj kurrë se nga kam ardhur. Në maj u takova me Presidentin Erdogan në Londër gjatë një eventi bamirësie. Për herë të parë e kam takuar në vitin 2010 pasi aid he Angela Merkel panë bashkë një ndeshje Gjermani-Turqi në Berlin. Që atëherë rrugët tona janë kryqëzuar disa herë. E kuptoj që fotografia jonë ka shkaktuar shumë reagime në mediet gjermane por mund të them se ajo nuk ka pasur asnjë synim politik”.

“Për mua një foto me Presidentin Erdogan nuk ka të bëjë me politikën apo zgjedhjet, por për respektin që po tregoja ndaj përfaqësuesit më të lartë të vendit të familjes sime. Unë jam futbollist dhe jo politikan dhe takimi ynë nuk ishte mbështetje për të. Nuk kishte rëndësi kush ishte Presidenti, por fakti që ai ishte Presidenti. Nuk do të kisha vepruar ndryshe edhe nëse do të kishte qenë Presidenti i Gjermanisë”./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Tërbohet ish-trajneri i Argjentinës: Më vjen të marrë pistoletën dhe t'i vras!

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
19 Korrik 2018 17:59

Vendimi i Federatës Argjentinase të Futbollit për të ngritur një seli qendrore në Europë (më saktë në Marbella) për të monitoruar edhe më mirë të rinjtë e talentuar të shpërndarë nëpër kontinentin e vjetër ka krijuar shumë polemika përtej Atlantikut.

Sikur të mos mjaftonin ato në lidhje me futbollin e luajtur, më saktë paraqitjes skandaloze të kombëtares në Kupën e Botës, presidenti i federatës, Tapia, ka bërë një zgjedhje që nuk është pritur aspak mirë. Madje ish-trajneri kampion bote në vitin 1978, Cesar Luis Menotti nuk i ka kursyer aspak fjalët e rënda në drejtim të Tapias dhe funksionarëve të tjerë.

Në një intervistë audio me të përditëshmen spanjolle “AS”, Menotti thotë: “Federata ka blertë një pronë në Marbella ndërkohë që në Argjentinë klubet nuk kanë ujë të pijshëm në fushë. Por ne shkojmë në Marbella për të gjetur Messin e ri. Kush e ka blerë këtë vilë? Thonë edhe që lojtarët duhet të stërviten më shumë atje se sa këtu në shtëpi. Por cilët janë këta të rinj që jetojnë jashtë vendit në krahasim me ata që kemi këtu?”.

Akuza është e qartë, shpërdorim fondesh që mund të ishin përdorur për të përmirësuar kushtet dhe infrastrukturën e skuadrave të vogla që vuajnë në këtë drejtim. “Është një gjë e tmerrshme, madje të them të vërtetën më vjen shumë turp për këtë. Më vjen të iki fare nga ky vend dhe të shkoj të jetoj në Uruguai”, vazhdon Menotti.

“Kanë shpenzuar një mal me para për një pronë në Marbella që trajneri i kombëtares ta ndërtojë skuadrën me lojtarë europiane. Po futbollistët që luajnë këtu në Argjentinë? Nuk mund ta besoj kur e lexova në gazetë këtë. Më vjen të marr një pistoletë e t’i vras të gjithë. Përse nuk ia japing këto para klubeve të kategorive të ulëta”./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Enrique prezantohet te Spanja: Do të ftoj lojtar të rinj

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
19 Korrik 2018 13:51
Trajneri vjen me plane

Luis Enrique është prezantuar pasditen e sotme si trajneri i ri i kombëtares spanjolle. Pas shkarkimit të Julen Lopetegui që mori drejtimin e Real Madrid, dhe të Fernando Hierros, i cili udhëhoqi ekipin përfaqësues në Botërorin “Rusi 2018”, tashmë “La Roja”, i është besuar ish-teknikut të Barcelonës.

48-vjeçari në fjalën e tij të parë gjatë konferencës së sotme për shtyp tha se do të sjellë një ndryshim gjeneratash në kombëtare.

“Sot është dita e prezantimit tim. Kam kërkuar që të bëj listën time të parë që do të ketë surpriza, ndryshim të gjeneratave. Nuk do të jetë një revolucion, por një evolucion, kam njerëz pas vetës tek të cilët kam besim. I falënderoj të gjithë për besimin e dhënë. Ndihem me fat që jam prej vitesh në këtë shtëpi dhe jam i ngazëllyer për ta përmbushur këtë sfidë”- tha Enrique.

Në lidhje me Lopeteguin dhe shkarkimin e tij: "Është një gjë që i përket të kaluarës dhe unë nuk mendoj se më takon ta komentoj diçka të tillë, e shoh botën me optimizëm dhe e kaluara i përket së kaluarës".

Rreth Pique: "Është një rast tjetër sepse ai tashmë ka njoftuar se do të largohet nga përfaqësuesja. Do doja të vazhdoja me të gjithë, por më duhet të respektoj vendimet e secilit lojtar.

Stili i lojës:" Mund të evoluosh stilin e lojës pa e prekur atë, e bëra në një klub të madh si Barcelona "; "Kombëtarja duhet të duket si një ekip sepse kjo është ajo që duhet të tregosh brenda fushës"; "Ka shumë aspekte për të përmirësuar taktikisht".

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.