De Biasi në stolin e Sampdorias? Flet ish trajneri i Kombëtares shqiptare

08 Tetor 2019

Gianni De Biasi mbetet një emër fiks në merkaton e trajnerëve në Serie A, një emër që lakohet thuajse gjithnjë nga çdo skuadër që kërkon një timonier të ri. Kështu ka ndodhur edhe me bankinën e Sampdorias, humbja përballë Veronas solli shkarkimin e Di Francescos, ndërsa emri i De Biasit shihet nga mediat italiane si pasuesi i mundshëm.

Di Francesco

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferro është vënë në kërkim të një trajneri të ri ku përveç De Biasit një tjetër opsion është edhe ai i Rino Gattusos, ish trajneri i Milanit. Vetë De Biasi është pyetur mbi këto mundësi, si gjithnjë me këmbë në tokë, ish trajneri i Kombëtares është i rezervuar në përgjigjen e tij:

De Biasiii

“Nuk kam folur me askënd nga Xhenova këto ditë. Kam lexuar ato që janë shkruar, ku jam mes kandidatëve, por un e di se si funksionojnë këto gjëra. Përpara se të flas më duhet të marr disa konfirmime. Sot rikthehem në Itali dhe mund t’iu them diçka më shumë”, saktësoi De Biasi në një intervistë për “Il Secolo XIXI”.
(BalkanWeb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan