De Biasi: Presidenti i FSHF nuk më la të shkoja tek Italia

Gianni de Biasi dukej shumë pranë stolit të Polonisë një muaj më parë, por në fund ata zgjodhën një tjetër. Ish-trajneri i Shqipërisë tregoi për “Gazzetta Dello Sport” se si shkoi ajo histori, duke zbuluar edhe pse vite më parë mund të kishte qenë ai pasuesi i Contes tek Italia, nëse president i FSHF, Armando Duka, do ta lejonte.

“Me Presidentin e Federatës Polake, Boniek, kisha folur që më parë, në vitin 2013, por atëherë isha trajner i Shqipërisë kështu që nuk bëhej gjë”, thotë De Biasi. “Më vonë ai u bë sërish i gjallë, por edhe pse kishim lënë takim në Romë për të mbyllur marrëveshjen, ai nuk më telefonoi më dhe mora vesh nga mediet që kishte zgjedhur dikë tjetër. Por nuk i mbaj mëri. Edhe pse është hera e dytë që më ikën nga duart mundësia e drejtimin të një skuadre kombëtare. Në vitin 2016 Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit nuk më la të lirë që të pasoja Conten në stolin e Italisë. Duhet të jetë një mallkim”.

I pyetur nëse ka pasur oferta të tjera, De Biasi përgjigjet: “Shumë fjalë, por asgjë konkrete. Do të më pëlqente ta rinisja me një skuadër kombëtare, por nuk kam paragjykime për klubet”. As ato italiane? “Kur ika nga Udinese kisha vendosur të mos drejtoja më një skuadër në kampionatin italian, sepse drejtuesit janë shumë të lidhur me rezultatin. Të punësojnë në dhjetor dhe në mars je i pushuar. Sezonin e kaluar isha shumë pranë firmosjes me një skuadër që ishte në zonën e rënies nga kategoria, por në fund vendosa për jo”./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan