De Bruyne i paarritshëm, Bayern gjen sulmues në Portugali

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
14 Shtator 2018 13:52
Nisin tratativat

Portugezja “A Bola” ka zbuluar se Bayern Munich ka shënjestruar një sulmues të ri për merkaton e janarit. Ai ka arritur që të realizojë 19 gola në 10 ndeshje ndërkombëtare për Angolën, teksa është vetëm 22-vjeç. Gelson Dala, i cili luan në sulm aktualisht ndodhet në qendër të vëmendjes së shumë klubeve. Përveç Liverpool dhe Nuremberg, garës i është bashkuar edhe Bayern Munich për qendërsulmuesin e Sporting-ut të Lisbonës.

Por, te Bayern ka shumë konkurrencë në këtë pikë të formacionit, sepse momentalisht po përdoren Robert Lewandowski dhe Sandro Wagner, kështu që për të afruar të riun afrikan duhet kohë për t’u menduar.

Kontrata e lojtarit është një tjetër çështje, ajo i përfundon në fund të vitit 2019, që do të thotë se për t’u shitur në merkaton e janarit Bayern-it apo çdo klubi do t’i kushtojë 60 milion euro. Aktualisht, Dala është i huazuar te Sporting Rio Ave dhe shuma e tij në transfermarkt vlerësohet vetëm 700 mijë euro.

Në janar, Kevin De Bruyne zgjati kontratën me Manchester City-n, e cila është e vlefshme deri në qershorin e vitit 2023. Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, në intervistën e fundit që ka dhënë ka zbuluar se ylli i Belgjikës nuk është në shitje edhe pse shifra e transferimit vlerësohet me 250 milion euro.

Sipas mediave gjermane, De Bruyne, i cili u transferua nga Wolfsburg në vitin 2015 për 76 milion euro te gjigantët e Premier League, është një nga lojtarët që kërkohet nga Bayern, por shifrat e tij nuk janë në përputhje me drejtuesit bavarez. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike