De Jong: Van de Beek do të përshtatej te Reali, por nuk dua të luaj kundër tij

10 Gusht 2019

Transferimi i ri i Barcelonës, Frenkie de Jong, beson se Donny van de Beek është i gatshëm që të luajë për Real Madridin, mirëpo nuk do të dëshironte ta kishte si kundërshtar ish-bashkëlojtarin e tij te Ajaxi.

Mesfushori holandez që u transferua në këtë verë te skuadra katalonase, ka thënë se do të preferonte që bashkëkombësi i tij të qëndronte te kampioni i Eredivisie, pasi nuk do ta pëlqente ta shihte si kundërshtar.

“Unë do të preferoja që ai të qëndronte në Ajax sepse nuk do ta pëlqeja si kundërshtar dhe Ajax do të qëndronte i fortë”, ka thënë De Jong.

“Por, jo, natyrisht, kur të vendoset gjithçka, dhe nëse ai transferohet në Madrid, unë jam me të vërtetë i lumtur për të. Mendoj se ai e meriton atë. Është një lojtar i shkëlqyeshëm. Atëherë do ta shoh në Spanjë”.

Lexo po ashtu: Transferimi i Donny van de Beek te Reali, çështje kohe?

“Jam shumë i sigurt se do të përshtatej shumë mirë në Spanjë. Mendoj se ai e tregoi atë në sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve , veçanërisht në raundet e eliminimit direkt. I ka treguar botës dhe të gjithë në Evropë se ka aftësinë të luajë në nivele të larta”, ka shtuar më tej mesfushori i Barcelonës.

Van de Beek është pajtuar që të transferohet në Santiago Bernabeu, mirëpo të dyja klubet ende janë në bisedime për transferimin e mesfushorit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com