De Laurentiis kërkon 900 milionë euro për shitjen e Napolit

13 Nëntor 2019

Aurelio De Laurentiis është i përgatitur për të shitur Napolin vetëm për një tarifë në rajonin e 900 milionëve euro.

Mediumi britanik Daily Mail pretendoi dje (e martë) se familja Al-Thani nga Katari i kishte ofruar 560 milionë euro për të blerë Napolin.

Sidoqoftë, mediumi italian Il Mattino sot (e mërkurë) raporton se De Laurentiis e vlerëson klubin e tij pothuajse dyfish më shtrenjtë.

Lexo po ashtu: Një familje nga Katari ka bërë ofertë prej 560 milionë eurosh për ta blerë Napolin

Pavarësisht situatës aktuale të klubit, e përditshmja me qendër në Napoli është e bindur që presidenti italian nuk e ka ndërmend të shesë.

Sidoqoftë, ai do të kishte zhvilluar disa takime me anëtarët e familjes sunduese të Katarit në janar, në lidhje me investimet përmes sponsorizimit.

Napoli (Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

De Laurentiis e bleu Napolin në 2004 dhe i shpëtoi ata nga falimentimi.

Ata kanë fituar dy Kupa të Italisë gjatë kohës së tij si pronar. /Telegrafi/

www.telegrafi.com