De Laurentiis: Refuzova ofertat e Interit, Milanit dhe Juventusit për Hamsikun

30 Nëntor 2018
De Laurentiis: Refuzova ofertat e Interit, Milanit dhe Juventusit për Hamsikun

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis zbulon se ai hodhi poshtë ofertat nga Interi, Milani dhe Juventusi për Marek Hamsik.

Mesfushori sllovak është një ikonë e klubit nga San Paolo, pasi ka plot 11 vite me fanellën e Napolit.

Hamsik është shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Napolin me 120 gola duke lënë pas vete legjendën Diego Maradona me 115.

Lexo po ashtu: Hamsik bëhet përfundimisht legjendë e Napolit, thyen rekordin e Maradonës dhe bëhet golashënuesi më i madh në histori të klubit

Fantazisti gjithashtu është lojtari me më shumë paraqitje në histori të Napolit, duke djersitur fanellën në 513 raste.

Forma e tij e jashtëzakonshme në dekadën e fundit ka bërë që Hamsik të kërkohet me ngulm nga skuadrat e mëdha italiane.

Megjithatë, presidenti De Laurentiis ka treguar se ka refuzuar ofertat nga Interi, Milani dhe Juventusi për shërbimet e sllovakut.

Lexo po ashtu: Napoli nderon Hamsikun – Ai shënon golin e 117, në minutën e 17, me fanellën me numrin 17 (Foto)

“Ish-Presidenti i Interit Massimo Moratti më pyeti për të [Hamsik] shumë vite më parë”, ka thënë fillimisht De Laurentiis për Sky.

“Pastaj trajneri Max Allegri si në Milan ashtu edhe në Juventus. Por, ai qëndroi me ne, pasi i refuzova të gjithë, përfundoi presidenti i Napolit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com