De Laurentiis zyrtarizon afrimin e Zinedine

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Janar 2018 20:34
Talenti franko-algjerian që mbushi 22 vjeç javën e kaluar do të jetë pjesë e Napolit deri në qershor 2022

Napoli ka nënshkruar për katër vitet e ardhshme me mesfushorin Zinedine Machach si një lojtar të lirë.

Talenti franko-algjerian që mbushi 22 vjeç javën e kaluar do të jetë pjesë e Napolit deri në qershor 2022.

Lajmi u konfirmua nga presidentit Aurelio De Laurentiis nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin socail “Twitter”.

Gjithashtu klubi i Napolit nëpërmjet një deklaratë në faqen zyrtare ka njoftuar afrimin e mesfushorit, i cili ndërpreu kontratën e tij në Toulouse muajin e kaluar pas një grindje në stërvitje me stafin teknik.

Ai e kaloi sezonin e kaluar në huazim në Olympique Marseille, ndërsa shënoi tre gola në 38 paraqitje në Ligue 1.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike