De Ligt tregon fjalët e Ronaldos pas finales në Ligën e Kombeve: 'A je duke ardhur në Torino?'

10 Qershor 2019

Edhe pse e udhëhoqi Portugalinë drejt suksesit në Ligën e Kombeve të dielën mbrëma, Cristiano Ronaldo nuk ka qëndruar duarkryq edhe sa u përket transferimeve të reja të Juventusit.

Portugezët i mposhtën Tulipanët 1-0 në stadiumin Do Dragao, për ta fituar garën më të re të UEFA-s për kombëtare, gjersa e shtuan në koleksionin e tyre edhe një trofe.

Sidoqoftë, Ronaldo në mbrëmjen e kaluar ishte i fokusuar që Juventusit t’i afronte një lojtar, siç është mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt.

Matthijs de Ligt (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

“A je duke ardhur në Torino?”, ka treguar De Ligt i buzëqeshur për Mundo Deportivo se çfarë i tha Ronaldo atij pas ndeshjes.

Lexo po ashtu: Raiola thuhet se dëshiron që De Ligt të kalojë te Liverpooli

“Në fillim nuk e kuptova. Më befasoi paksa, më la paksa të habitur. Por, unë nuk u përgjigja asgjë. Nuk jam i shqetësuar tani për atë gjë. Afati i transferimeve ende nuk është hapur. Do të shkoj në pushime, pastaj do të shikojmë çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej mbrojtësi holandez.

Për transferimin e Matthijs de Ligt në garë janë skuadrat, si Barcelona, Manchester United, Liverpool, Paris Saint-Germain e Manchester City. /Telegrafi/

Cristiano Ronaldo asking Matthijs de Ligt to join Juventus. Nothing more needs to be said. pic.twitter.com/14HrzXfinm

— Sjors van Veen (@SjorsvVeen) June 9, 2019

www.telegrafi.com