De Ligt tremb Barcelonën: Nuk e di nëse do të shkoj me De Jongun në Camp Nou

16 Maj 2019

Matthijs De Ligt është njëri nga mbrojtësit më të pëlqyer në Evropës.

Tinejxheri holandez ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Ajaxit, duke triumfuar në kampionat dhe kupën holandeze.

De Ligt ishte ndër më meritorët që Ajaxi arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe vlera e tij tanimë është 75 milionë euro.

Është folur se lojtari ka një marrëveshje me Barcelonën, por ka qenë vet De Ligt që e ka mohuar këtë gjë.

“Nuk është ende momenti i duhur që të flas për të ardhmen. Nuk e di nëse do t’i bashkohem De Jongut te Barcelona”, ka thënë De Ligt.

Matthijs de Ligt. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Qendërmbrojtësi holandeze ka deklaruar se do t’i shikojë mirë ofertat para se të marrë vendimin përfundimtar.

“Ende më duhet kohë t’i analizojë ofertat. Të shohim se çfarë do të ndodh deri në verë, por aktualisht nuk kam asnjë marrëveshje me asnjë klub”, u shpreh qendërmbrojtësi i Ajaxit.

Për De Ligt interesim kanë shprehur skuadrat më të mëdha evropiane si Barcelona, PSG, Liverpool, Manchester United, Manchester City, Juventus e Bayern Munich. /Telegrafi/

www.telegrafi.com