De Zerbiut: Nuk mund të studioja kundërshtarin, kur mendoja për Astorin

Trajneri i Fiorentinës, Stefano Pioli në përfundim të ndeshjes së fituar ndaj Beneventos ditën e djeshme është shprehur i trishtuar, pavarësisht rezultatit. Ai ka thënë “Asgjë nuk do të jetë si më parë”- duke iu referuar vdekjes së papritur të kapitenit të skuadrës, Davide Astori, i cili u nda nga jeta një javë më parë.

Mirëpo, përveç tekniku të ekipit vjollcë, përballja e djeshme nuk ka qenë e lehtë as për ekipin kundërshtar. Trajneri i Beneventos, Roberto De Zerbiut, u ka thënë gazetarëve se e ka pasur tepër të vështirë që të përgatiste ndeshjen, pasi ishin të përfshirë emocionalisht nga humbja e Astorit.

“Ne i përgatisim ndeshjet duke parë videot e kundërshtarëve të ardhshëm, por këtë herë vendosa të mos e bëja, sepse në ndeshjen e fundit të Fiorentinës ishte edhe Astori dhe nuk mund të studioja module dhe ide taktike dhe të mendoj se djali nuk është me. Si mund të studioni një kundërshtar pa menduar për atë që ka ndodhur? Kjo është e pamundur. Nuk ka aspak rëndësi humbja.”- ka thënë tekniku 38-vjeçar.

Një formë pozitive e zgjedhur nga trajneri për të respektuar ndarjen nga jeta të ish-mbrojtësit të kombëtares italiane. 35 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadium ditën e djeshme ku nderuan kapitenin e ndjerë, në minutën e 13-të u ndërpre takimi në shenjë respekti të numrit që mbante në fanellë Davide Astori. Nuk kanë munguar emocionet dhe lotët në sytë e lojtarëve, tifozëve dhe trajnerëve. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan