Debutim ëndrrash për Erling Haaland – Shënon het-trik pas vetëm 23 minutave inkuadrimi në pjesën e dytë

18 Janar 2020

Sulmuesi norvegjez, Erling Braut Haaland ka debutuar në mënyrën më të mirë në një ndeshje zyrtare me fanellën e Borussia Dortmundit.

Haaland ka debutuar sot (e shtunë) me Dortmundit në takimin e tyre në udhëtim te Augsburgu në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Bundesliga.

Debutimi i tij ishte ëndërror pasi ylli norvegjez, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë arriti të shënojë het-trik në fitoren me rikthim të Dortmundit me rezultat 5-3.

*THREE GOALS IN 23 MINS! https://t.co/F7NWu8MDpw

— Borussia Dortmund (@BlackYellow) January 18, 2020

Norvegjezi erdhi në lojë në minutën e 56-të në vend të Lukasz Piszczek, ndërsa golin e parë e shënoi në minutën e 59-të për rezultatin 2-3.

19-vjeçari ishte i papërmbajtshëm në vazhdimin e lojës duke gjetur golin edhe në minutën e 70-të duke shënuar për 4-3.

Kjo nuk ishte e tëra pasi Haaland shënoi edhe në minutën e 79-të për të vendosur rezultatin përfundimtar 3-5. /Telegrafi/

Haaland with his second and Dortmund's fourth. Comeback complete.pic.twitter.com/1wEjYWP535

— Owuraku Ampofo (@_owurakuampofo) January 18, 2020

Haaland 19 minute hatrick in his Dortmund debut WTF pic.twitter.com/XEO6F0juc3

— mx (@LeooMessi10i) January 18, 2020

www.telegrafi.com