Debutimi i Ronaldos, çmimet e biletave në stratosferë

Cristiano shumëfishon ndjekësit në rrjetet sociale nën diellin e “Continassa”. Fiton në fushë, në tregun e aksioneve, por edhe në tregun e video lojërave: EA Sports që kishte publikuar posterin e lojës, ku CR7 ishte me fanellën e Real, u detyrua ta ndryshonte. Dje Juventus-i publikoi çmimet për debutimin e Ronaldo-s: do të jetë si i pari i më të mëdhenjve, në mesin e “tenorëve”. Dhe, siç pritej, numrat janë në përputhje me rritjet e abonimeve, rreth 30% më shumë se vitin e kaluar. Biletat në dy pjesët kryesore të stadiumit do kushtojnë nga 55 euro, ndërsa në pjesë të tjera të stadiumit, më komode, 130 dhe 180 euro.

Deri të dielën, biletat do të shiten vetëm për anëtarët dhe nga e hëna, vetëm nëse do të mbeten ende bileta, do të fillojë shitja e lirë. Shumë e vështirë, sidoqoftë: Efekti i Ronaldos mund të shihet te çmimet e biletave, por edhe te dëshira dhe uria e Juventus-it. Dje, Cristiano Ronaldo ka takuar  edhe dentistin personal: mikun e  tij, Miguel Stanley, ai që kujdeset për VIP-at, njeriu që është përkujdesur gjithmonë për CR7. Aktivitetin e ka në Los Angeles tashmë, ku ka mbledhur lavdi në TV, dhe kur nevojitet, Cristiano e thërret. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan