Deco: Ronaldinho gjithnjë do të jetë më i miri

Ikona e futbollit portugez, Deco, kujton me mjaft dashamirësi kohën që ai kaloi te Barcelona, ku luajti me më të mirin nga të gjithë, Ronaldinho-n. Ish lojtari i katalanasve dhe i Chelsea-s, deklaroi se fituesi i Kupës së Botës në 2002, gjithnjë do të jetë mbi të tjerët.

Të dy kanë qenë te Barça në vitet 2004-2008, ku fituan 2 kampionate dhe një Ligë Kampionesh, ndërsa në stol ishte Frank Rijkaard. Ronaldinho konsiderohej si një ndër lojtarët më të mirë, por dalja në pah e Leo Messi-t dhe CR7-ës e rritën edhe më shumë standardin dhe cilësinë në futboll.

Por vetë Deco nuk ka dyshime: “Nëse e shikojmë nga jashtë, është e qartë se Leo dhe Cristiano janë më të mrekullueshmit, veçanërisht pasi askush nuk mendonte se ata do ta mbanin për një kohë kaq të gjatë këto cilësi. Por për mua, Ronaldinho do të jetë gjithmonë më i miri. Ne u takuam në Barcelonë dhe menjëherë krijuam një miqësi të fortë. Momentet që i përjetova me të nuk mundem t’i krahasoj me asgjë tjetër, ishin magjike”, tha Deco.

Ronaldinho u largua nga futbolli në fillim të vitit, duke e mbyllur një karrierë mjaft të pasur 20 vjeçare. Por magjia e tij me topin kurrë nuk mbaron. Së fundmi, fansat ishin dëshmitarë të numrave të tij në ndeshjen e bamirësisë, Ronaldinho me miqtë kundër yjeve të Eintrancht Frankfurt-it. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.