Deklarata ” bombë”: Gjysma e lojtarëve në Angli luajnë baste!

“Gjysma e futbollistëve luajnë baste”. Është kjo deklarata e fortë që ish mesfushori i Anglisë, Joey Barton ka bërë, duke treguar se ky problem është mjaft serioz dhe se i bën një dëm të madh sportit në Angli. Futbollisti i ka bërë thirrje Federatës Angleze që të ndihmojë në zgjidhjen e kësaj problematike, që është rrënjosur thellë në sport.

Barton, 35 vjeç, luajti 1260 baste në ndeshje futbolli për 10 vite dhe kjo bëri që asi i Burnley-t të pezullohej për 18 muaj sepse theu rregullat. Por më pas FA vendosi që lojtari të mund të kthehet në fushë në 1 qershor të këtij viti duke ia ulur dënimin. “Mendoj se nëse ata do të gjenin çdo lojtar që ka luajtur baste dhe ta dënonin, atëherë gjysma e kampionatit do të ishte jashtë. Mendoj se 50% e futbollistëve do të përjashtoheshin pasi ky fenomen është rrënjosur në kulturën e futbollistit”.

Ai e pranon se për një bastexhi është shumë e vështirë që të mund ta lërë pas këtë ves. “Edhe pse duket sikur ti e lë pas këtë problem, kur ke krijuar varësi gjithnjë do të vuash pasi do të duash të luash. Varësia për çdo njeri është e ndryshme. Por për mua ishte madhe”, tha Barton, i cili në total ka llogaritur se ka luajtur mbi 15 mijë baste në sporte të ndryshme.  /EDS/