REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote

Dele Alli çmend botën, Messi e sugjeron te Barça

13 Nëntor 2017 16:49

Emri Dele Alli aktualisht është në buzët e të gjithëve. 21-vjeçari mund të quhet mesfushori ideal për çdo skuadër dhe këtë e ka treguar te Tottenham dhe me kombëtaren angleze. Më qartë, hidhjani një sy fitores 3-1 të “The Spurs”-ave ndaj Real Madridit në Champions League!

Aq i mirë është ky lojtar, saqë edhe Lionel Messi është befasuar prej tij. Sipas asaj që raporton “Don Balon”, argjentinasi i ka sugjeruar Barcelonës që të interesohen për të, sepse ia vlen. Dele Alli mund të luajë si 8-sh, si 10-sh dhe si mesfushor/sulmues krahu. Ai ka gjithashtu një instinkt të mirë para porte.

Andres Iniesta është në fundin e karrierës, kurse Ivan Rakitic është 29 vjeç dhe vështirë se do të jetë ndonjëherë i paprekshëm te Barcelona. Më i ri, një herë, nuk bëhet. Katalanasit duhet të nxitojnë, sepse për mesfushorin anglez ka interes edhe Real Madridi.

“Don Balon” rithekson se dy prioritetet e Barcelonës janë Philippe Coutinho (Liverpool) dhe Antoine Griezmann (Atletico Madrid). Vlerat e tyre i kalojnë 100 milionë eurot, por në këto kohë duhen bërë sakrifica të mëdha për mbajtjen e nivelit. Merkatoja është çmendur!

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Trajneri mblodhi titullarët dhe bën një pakt i cili është prishur

Sherri te Partizani, çfarë u tha në drekën e dy ditëve më parë

18 Janar 2018 08:32

Atmosfera te skuadra e Partizanit është rënduar gjatë ditës së djeshme, e cila ishte edhe e fundit e fazës përgatitore. Një sherr i ndodhur mes trajnerit Starova dhe mesfushorit Lorenc Trashi, që ka kaluar edhe kufijtë e etikës ka hapur një çështje te re në klub që mund të sjellë edhe largimin e futbollistit. Por, trajneri Starova e kishte parandjerë një mërzitje të futbollistëve të tij dhe tre ditë më parë kishte ngrënë një drekë me ta në Antalia, ku po zhvillohej edhe faza përgatitore.

Trajneri i ka kërkuar lojtarëve që të impenjohen gjatë kësaj periudhe përgatitore, pasi ishte pikërisht kjo arsyeja që ata ishin aty. Gjithashtu ai i ka bërë me dije titullarëve mes të cilëve ka qenë edhe Trashi se duhet të lënë të gjitha problemet pas dhe të përqendroheshin te procesi stërvitor. Trajneri i ka konfirmuar lojtarëve se edhe ai personalisht nuk e ka aspak të lehtë të punojë me pak lojtarë në dispozicion.  Kështu që mes trajnerit dhe futbollistëve është bërë një pakt që do të vazhdojnë normalisht punën.

Por, mesfushori Trashi nuk ka duruar dot dhe i ndikuar nga largimet e disa prej shokëve të ekipit, ka shpërthyer në drejtim të trajnerit çka e ka tensionuar edhe më shumë marrëdhënien mes tyre, por edhe në klub./EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Të besuarit e Conte shkuan drejt penalltive me 2 lojtarë më pak

FA Cup/ Caballero heroi i Chelsea-t kundër inferiorëve të Norwich

18 Janar 2018 00:05

Chelsea fitoi një ndeshje të çmendur në FA Cup kundër inferiorëve të Norwich, dukeu  kualifikuar në raundin tejtër vetëm pas penalltive (5-3), me kohën e rregulltqë u mbyll 1-1, pas golit të shënuar në minutën e fundit të shtesës nga miqtë. 30 minutat shtesë nuk prodhuan gola, por dy karton të kuq për blutë. Antonio Conte e nis takimin pa shumë titullar, por ndeshja i rezultoi më e vështirë seç e kishte menduar.

Në 45’ minutat e para vendasit e dominuan totalisht kundërshtarin, por Batshuayi me shokë nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetë. Edhe në fraksionin e dytë, sërish ata që luajtën më mirë ishin vendasit dhe në minutën e 55’ Kenedy dha një kros tokazi për Batshuayi, i cili i vetëm përballë portierit nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë. Edhe pas golit ishin blutë ata që sulmuan më shumë, por pa arritur të gjenin rrjetën. Kur të gjithë prisnin fishkëllimën e trefishtë të gjyqtarit miqtë shënuan golin e barazimit me anë të Lewis 90-+4’ duke shokuar blutë.

Në shtesë Conte aktivizoi edhe Hazard, pasi dy zëvendësimet e tjera i kishte krye, por vendasit shkojnë drejt penalltive me dy lojtarë më pak, pasi Pedro dhe Morata u larguan me karton të kuq. Nga pika e bardhë e penalltive londinezët u treguan të saktë duke i realizuar me sukses të pesta penalltitë, ndërsa Norwich gaboi vetëm në penalltinë e parë me Caballero që bëri një pritje të shkëlqyer.

Në ndeshjet e tjera u kualifiku Swansea që mposhti Wolves 2-1, ndërsa Wigan edhe pse militon në kategorinë inferiore (League One) shkatërroi me rezultatin e thellë 3-0 ekipin e Premier League, Bournemouth. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Cavani barazon Ibrahimoviç, por protagonisti absolut i takimit ishte ylli brazilian

Çmendet Neymar, Paris SG tallet me Dijon

17 Janar 2018 23:26

Paris SG ka shkatërruar me rezultatin e thellë 8-0 Dijon në “Parc des Princes” me nga katër gola të shënuar për çdo pjesë. Protagonisti absolut i takimit ishte ylli brazilian që shënoi katër gola dhe dha dy asiste. Me të filluar ndeshjen vendasit kaluan në avantazh me anë të Di Maria (4’). Ylli argjentinas dyfishoi rezultatin pas 15’ minutash lojë pas asisit të Neymar. Në minutën e 21’ Cavani shënoi golin e tretë duke barazuar rekordin e Ibrahimoviç. Uruguajani shënoi golin e 156-të në të gjitha kompeticionet me fanellën e PSG. 4’ minuta para fundit të pjesës së parë Neymar i dërgoi shokët e ekipit në avantazh të katërfishtë duke realizuar golin e parë personal në këtë takim.

Në të dytën festivali i golave vazhdoi me Neymar që shënoi edhe tre gola të tjerë. Fillimisht braziliani e dërgoi sferën në rrjetë në minutën e 57’ dhe të 73’. Mbappe që këtë takim e nisi nga stoli i mjaftuan 11’ minuta për ta shkruar emrin në listën e golashënuesve. Në fund PSG fitoi edhe një penallti, të cilën e mori përsipër yllin brazilian, që përballë portierit u tregua i saktë duke e dërguar sferën në rrjetë. Me këtë fitore PSG shkoi në kuotën e 56 pikëve pas 21 ndeshjesh, 11 pikë më shumë se Lyon në vendin e dytë që mposhti 2-0 Guingamp në transfertë.

Në ndeshjet e tjera Rennes fitoi 2-1 kundër Lille në transfertë, Angers mposhti në shtëpi 3-1 Troyes. Po tre gola shënoi edhe Metz kundër St Etienne (3-0), ndërsa Amiens-Montpellier dhe Toulouse-Nantes u mbyllën në barazim 1-1. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Kupa e Mbretit, Espanyol fiton derbin katalanas

Më në fund bie Barça, turpërohet Messi

17 Janar 2018 23:00

Barcelona e pamposhtur nuk ekziston më, merr fundit në derbin katalanas. Espanyol fiton 1-0 dhe merr një rezultat pozitiv për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Camp Nou. Me gëzimin e vendasve dhe zhgënjimin e Barcelonës është mbyllur kjo mbrëmje që solli ky takim për llogari të Kupës së Mbretit.

Dihej që do të ishte ndeshje e vështirë, ashtu si përherë mes këtyre dy skuadrave që dhurojnë futboll të bukur. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta është shumë e luftuar për një gol që të jep mundësinë për të pasur më shumë shanse kualifikimi.

Në minutën e 61 Lionel Messi humbet penalltinë, gjë që ndodh rrallë herë nga këmbët e argjentinasit. Nga kjo situatë përfitojnë vendësit, të cilët gjejnë rrjetën dy minuta para mbylljes së kohës së rregullt të ndeshjes. Melendo realizon në minutën e 88 dhe shpërthen festa në derbi, Espanyol shpreson që të kalojë në fazën tjetër, gjithnjë pasi të luajë ndeshjen e kthimit në Camp Nou. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment