Demi e mbyll me Besëlidhjen, një opsion në Superiore

Në janar Elson Demi donte t’i bashkohej Erzenit, por në Lezhë nuk ia lejuan diçka të tillë. Portieri kishte një kontratë me Besëlidhjen dhe i duhej ta respektonte deri në fund. Me presidentin Gjokë Noka pati një “krisje” dhe pas gjashtë ndeshjesh si titullar nuk u aktivizua më. Për Demin ishte një vit i vështirë, por tanimë i ka përfunduar kontrata dhe është i lirë të vijojë karrierën e tij në një ekip tjetër. Sezoni 2016-2017 kishte qenë super për të dhe pati disa oferta, por nuk lëvizi nga Lezha, kjo edhe për shkak se sapo ishte martuar dhe gjithashtu drejton një biznes të familjes së tij.

Verën e shkuar pati një kontakt me Lirinë e Prizrenit, teksa Bledi Shkëmbi e kërkoi atë për të mbrojtur katërkëndëshin e bardhezinjve në Kosovë. Largësia e bëri Demin të mos e pranonte ofertën, por emri i tij është lakuar edhe te Teuta, që mund të jetë një opsion sërish për të. Janë disa faktorët që ndikojnë në këtë lëvizje. Bledi Shkëmbi ka marrë drejtimin e durrsakëve dhe veç kësaj është larguar edhe Elhan Kastrati. Në këto kushte “Djemve të detit” u duhet një portier.

Por duhet parë mirë situata, pasi i duhet të rivalizojë me Shpëtim Moçkën. Vlonjati vjet e mbylli sezonin si titullar, por edhe ai ka momentet e tij të dobëta, sikurse edhe është parë në të shkuarën. Për Demin do të ishte një sfidë më vete, por nga ana tjetër dëshira është e madhe që të luajë, pasi sezoni i fundit në këtë aspekt e ka penalizuar. Sigurisht që në Kategorinë e Parë ofertat nuk do t’i mungojnë, por gjithsesi Superiorja është ajo që “josh”. Në të shkuarën portieri 28-vjeçar ka luajtur vetëm  në të Parën me Adën dhe Butrintin, kurse me Besëlidhjen i ka shkuar shumë pranë ngjitjes në elitë.

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan