Demiral: Ronaldo do ta ndihmojë Juventusin që të fitojë Ligën e Kampionëve

20 Qershor 2020

Mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral beson se ata mund të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Demiral zhvilloi një fillim sezoni shumë të mirë, por dëmtimi i ligamenteve e ka lënë që disa jashtë fushave të blerta.

Megjithatë, turku po e përcjell ecurinë e skuadrës dhe kritikat në drejtim të Ronaldos, i cili sipas tij do t’ju ndihmoj ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu: Ronaldo me rekord të zi te Juventusi, hyn në histori për finale të humbura

“Mendoj se Liga e Kampionëve është gara më e mirë pas Kupës së Botës dhe lojtarët më të mirë në botë luajnë në të”, ka thënë fillimisht Demiral për Bleacher Report.

“Natyrisht, gjërat e vogla e vendosin se kush fiton. Ronaldo e fitoi pesë herë trofeun. Gjithashtu ai është me përvojë, gjë që është shumë e rëndësishme për mua dhe ekipin”.

“Unë kam një kujtim të madh nga ai. Ronaldo shënoi dy gola kundër Udineses dhe ai vazhdoi të stërviste edhe pas lojës”.

Lexo po ashtu: Motra e Cristiano Ronaldos shfryn me kritika ndaj taktikave të Maurizio Sarrit, këshillon portugezin të largohet nga Juventusi

“Kur më pa, më tha: ‘hajde, është koha për rigjenerim’. Ai gjithashtu tha, ‘nëse doni të jeni fitues, rezultati nuk është i rëndësishëm. Ju duhet të vazhdoni të punoni shumë”.

“Kështu që ne bëmë trajnim për rigjenerimin së bashku dhe atë ditë e kuptova pasionin e tij shumë më mirë. Gjithashtu, karakteri i tij e motivon ekipin tonë”, përfundoi mbrojtësi i Juventusit. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com