Dëmtim i frikshëm i Danny Welbeck (foto)

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Nëntor 2018 22:44
Sulmuesi përdrodhi kaviljen

Danny Welbeck pësoi një dëmtim të tmerrshëm në kavilje, që i la të shokuar shokët e tij tek Arsenali. Dëmtimi ndodhi në takimin Ligës së Evropës kundër Sporting Lisbona-s dhe lojtari u nxor jashtë fushës me barelë.

Welbeck tentoi që të merrte një top në minutën e 25, por ra keq dhe e përdrodhi kaviljen dhe u shtri duke vuajtur nga dhimbjet. Shokët e tij u shqetësuan së tepërmi nga kjo pamje, ndërkohë që Mateo Guendouzi vuri duart në kokë dhe u shfaq mjaft i tronditur. Ai mori ndihmën e parë nga stafi mjekësor dhe iu dha oksigjen, ndërkohë që pas 5minutash u nxor nga fusha. Në stadium ai mori duartrokitjet e publikut, që i dha zemër. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike