Dëmtim në kavilje, Juventusit i mungon sulmuesi ndaj United

22 Tetor 2018

Mario Mandzukic do të mungojë në ndeshjen e Juventus në Champions League ndaj Manchester United ditën e martë për shkak të një dëmtimi në kavilje. Juve ka konfirmuar ditën e hënë se Mandzukic ka një problem në kavilje, ndërsa calciomercato.com raporton se ai do të mungojë për 2-3 javë.

Kroati do t’i bashkohet Sami Khedira-s, Bonucci-t dhe Emre Can, i cili ka probleme me tiroidet, në infermieri për ndeshjen e radhës. Më poshtë keni skuadrën e grumbulluar nga Allegri për ndeshjen ndaj Djajve të Kuq. /EDS/

Szczesny, Pinsoglio, Perin; De Sciglio, Chiellini, Benatia, Pjanic, Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Cuadrado, Kean, Bonucci, Cancelo, Rugani, Bentancur, Bernardeschi

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan