Dënimi i UEFA-s për Skënderbeun, vjen reagimi i parë nga Takaj!

Ashtu si edhe herën në rastin e parë në vitin 2016 dënimi i Skënderbeut nga UEFA ka sjellë pështjellim, duke qenë se nga qeveria e futbollit evropian nuk është publikuar asnjë vendim zyrtar. Lajmi është bërë publik nga media shqiptare, në një kohë që pritet një reagim edhe nga FSHF, por edhe zbardhja e vendimit zyrtar të qeverisë së futbollit kontinental.

I vetmi që ka reaguar deri më tani është presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, i cili është shprehur se e priste këtë vendim, por sipas tij skuadra është e pastër dhe është dënuar padrejtësisht. Gjithashtu, Takaj zotohet se nuk ka ndërmend ta lërë me kaq dhe se do t’iu drejtohet organeve të tjera për të vënë drejtësi dhe për të pastruar emrin e klubit korçar.      

“Jemi të pastër nga kjo histori, dihej që ky do të ishte vendimi. Ne jemi të bindur për pafajësinë, edhe nëse CAS e lë në fuqi këtë vendim, do të shkojmë gjykatën federale të Zvicrës. Tifozët e Skënderbeut i garantoj se do të jemi pjesë e Championsin këtë sezon”, – ka thënë Takaj në një prononcim dhënë për gazetën “Panorama Sport”./EDS/

 

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan