“Dënohet” Gareth Bale, Zidane e lë jashtë listës për ndeshjen ndaj Man Cityt

05 Gusht 2020

Gareth Bale është lënë jashtë listës së lojtarëve të ftuar për ndeshjen e Real Madridit ndaj Manchester Cityt.

Mbretërit do të luajnë këtë javë ndaj City në Etihad në ndeshjen kthyese të vlefshme për 1/8-tën e Ligës së Kampionëve.

Ekipi i Zinedine Zidane ka përpara një deficit prej 2-1 nga ndeshja e parë e humbur në Santiago Bernabeu dhe do të bëjë të pamundurën për tu kualifikuar.

Lexo po ashtu: Legjenda Manuel Sanchis: Real Madridi është favorit ndaj Man Cityt

Trajneri francez tashmë ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen në Etihad ndaj City dhe aty nuk mungojnë befasitë.

Befasia më e madhe është mungesa e Gareth Bale, i cili nuk është ftuar fare nga Zidane, pavarësisht se është i aftë dhe i disponueshëm.

? Our 24-man squad for the match against @ManCity!#RMUCL | #HalaMadrid pic.twitter.com/ybR3uqQDyP

— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) August 5, 2020

Bale filloi vetëm 12 ndeshje në La Liga këtë sezon, pasi Reali rifitoi titullin nga Barcelona, ​​me gjashtë paraqitje të tjera duke dalë nga bankina.

Lexo po ashtu: Bale nuk është i interesuar në stërvitjet e Real Madridit para takimit të dytë me Cityn në Ligën e Kampionëve

Që kur futbolli u kthye në Spanjë në qershor, 31-vjeçari bëri vetëm dy paraqitje për klubin mbretëror.

Te Real Madridi në ndeshjen ndaj Cityt do të mungojë edhe kapiteni Sergio Ramos, i cili është i pezulluar. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan