Der Spiegel flet për një ofertë të Real Madrid për Messin

Oferta ishte 250 milionë, aq sa ishte klauzola e lojtarit dhe marrëveshja do mbyllej në avion. Real Madrid reagon duke thënë që informacioni “nuk i përshtatet në asnjë mënyrë realitetit, dhe që është krejtësisht i rremë”.

‘Der Spiegel’ ka publikuar një ofertë të supozuar dhe rokamboleske të Real Madridit, që i ka bërë Leo Messit në qershor të vitit 2013, para se klubi madrilen të nënshkruante me Bale. Sipas këtij informacioni, Iñigo Juárez, atëherë një avokat i familjes së lojtarit, informoi të atin e Leo, Jorge, se Real Madridi ishte e gatshme të paguante klauzolën e lojtarit: që në ato momente, ishte 250 milionë euro. Siç tregohet nga i njëjti burim, oferta ishte 23 milionë neto në vit për Messin, me një kontratë deri në vitin 2021 dhe një milion më shumë për të atin.

Sipas Spiegel, Real Madrid kishte përgatitur një plan të çuditshëm. Takimi do të zhvillohej në ajër, brenda një avioni privat, me praninë e vetme të lojtarit; avokatit të tij; presidentit të Madridit, Florentino Pérez; drejtorit të atëhershëm sportiv, Miguel Pardeza; dhe një avokati të ekipit.

Madje, Spiegel thekson, se Juarez i shpjegoi Jorge Messit se Real Madrid, kishte premtuar të ndihmonte lojtarin në rast se do të hapej ndonjë hetim për mashtrim tatimor. I pyetur për këtë lajm, Real Madrid komentoi se “ky informacion nuk përputhet në asnjë mënyrë me realitetin, është krejtësisht i rremë”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan