Der Spiegel flet për një ofertë të Real Madrid për Messin

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 21:36
Marrëveshja do mbyllej në avion

Oferta ishte 250 milionë, aq sa ishte klauzola e lojtarit dhe marrëveshja do mbyllej në avion. Real Madrid reagon duke thënë që informacioni "nuk i përshtatet në asnjë mënyrë realitetit, dhe që është krejtësisht i rremë".

'Der Spiegel' ka publikuar një ofertë të supozuar dhe rokamboleske të Real Madridit, që i ka bërë Leo Messit në qershor të vitit 2013, para se klubi madrilen të nënshkruante me Bale. Sipas këtij informacioni, Iñigo Juárez, atëherë një avokat i familjes së lojtarit, informoi të atin e Leo, Jorge, se Real Madridi ishte e gatshme të paguante klauzolën e lojtarit: që në ato momente, ishte 250 milionë euro. Siç tregohet nga i njëjti burim, oferta ishte 23 milionë neto në vit për Messin, me një kontratë deri në vitin 2021 dhe një milion më shumë për të atin.

Sipas Spiegel, Real Madrid kishte përgatitur një plan të çuditshëm. Takimi do të zhvillohej në ajër, brenda një avioni privat, me praninë e vetme të lojtarit; avokatit të tij; presidentit të Madridit, Florentino Pérez; drejtorit të atëhershëm sportiv, Miguel Pardeza; dhe një avokati të ekipit.

Madje, Spiegel thekson, se Juarez i shpjegoi Jorge Messit se Real Madrid, kishte premtuar të ndihmonte lojtarin në rast se do të hapej ndonjë hetim për mashtrim tatimor. I pyetur për këtë lajm, Real Madrid komentoi se "ky informacion nuk përputhet në asnjë mënyrë me realitetin, është krejtësisht i rremë". /EDS/

Real Madrid, Perez: ''CR7? Skuadra do të përforcohet ''

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
18 Korrik 2018 16:15

Nuk ka asnjë alarm te Real Madrid, pas lamtumirës së Cristiano Ronaldo-s. Florentino Pérez prezantoi mesditën e të mërkurës blerjen më të re të Real Madrid, Álvaro Odriozola. Një event gjatë të cilit presidenti i klubit “Los Blancos” siguroi se skuadra do të përforcohet me futbollistë të jashtëzakonshëm: "Edhe pa Ronaldon, ne kemi ekip madhështor që do të përforcohet me futbollistë të shkëlqyer. Ishin të shumtë ata që e konsideronin të pamundur fitimin e tre trofeve të njëpasnjëshëm të Champions League. Asnjë klub nuk e kishte realizuar më parë, por ne ia dolëm- thekson Perez -.

Presidenti Perez ndër të tjera tha: ‘Po përjetojmë një nga momentet më të mira në histori. Kemi fituar tituj sportiv unik. Kemi një soliditet institucional të parivalizueshëm dhe një fuqi financiare të fortë. Po përballemi me një kohë legjendare, kështu që tani synimi është të ruajmë identitetin tonë dhe të vazhdojmë me fitoret " /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Mina ose Vermaelen, vetëm njëri mund të qëndrojë te Barcelona

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
18 Korrik 2018 15:06

Nënshkrimi me Clément Lenglet plotëson një dëshirë të vjetër të Ernesto Valverde: Të zvogëlojë distancën midis dy titullarëve (Piqué dhe Umtiti) dhe për të gjetur zëvendësuesin e duhur. Por në të njëjtën kohë ka sjellë një mbipopullim në repartin e mbrojtjes, sepse tani janë pesë lojtarë në dispozicion. Dy janë kandidatët për t'u larguar nga klubi i Barcelonës këtë verë: Yerry Mina dhe Thomas Vermaelen. Në parim, kolumbiani është më i rrezikuar për t'u larguar për shkak të mospërshtatjes me futbollin evropian. Megjithatë, ai ende mund të qëndrojë te Barça.

Mina zë një vend në listën e lojtarëve ekstra-komunitarë, që papritmas nuk është më një problem. Midis transferimit të Paulinho te Guangzhou dhe pasaportës së Coutinho, vetëm kolumbiani dhe i sapoardhuri Arthur do të kishin statusin e të huajit, dhe kështu që nuk do të kishte mundësi për të përfshirë edhe një lojtar, si për shembull Willian Borges. Nga klubi pranojnë se nuk është urgjente gjetja e një ekipi për kolumbianin, por po presin se kush mund të ofrojë më shumë se 20 milionë euro pas shpërthimit në Kupën e Botës në Rusi, ku shënoi tre gola.

Sa i përket termave financiarë Mina pritet të sjellë më shumë se Vermaelen, i cili do të jetë 33 vjeç këtë vit dhe kontrata e tij përfundon në 2019, por në të njëjtën kohë belgu nuk është një lojtar për të ardhmen. Valerde preferon Vermaelen i cili u paraqit mirë sezonin e kaluar dhe gjithashtu lojtari është i gatshëm të kryejë rolin e zëvendësuesit, ndërsa Mina nga ana tjetër dëshiron më shumë minuta. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

 

Real Madrid është gati që të bëjë 'goditjen' e verës

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
18 Korrik 2018 14:59
Është dëshira  e lojtarit

Neymar është protagonisti që po kulmon në merkaton e verës. Për muaj me radhë ka pasur spekulime dhe thashetheme se e ardhmja e brazilianit është prioritet i madh i Real Madridit për merkaton e kësaj vere. Çdo gjë bazuar mbi dëshirën që Florentino Perez aktualisht dëshiron një lojtar që të kompensojë vendin e lënë bosh nga Cristiano Ronaldo. Dhe, lojtari për të cilin ai pret është ylli i PSG, Neymar. Por, veç tij ai për të plotësuar skuadrën për sezonin e ardhshëm dëshiron që të afrojë dhe Thibaut Curtois dhe Eden Hazard...

Në lidhje me Nyemar, “El Pais” shkruan këtë të mërkurë se babai i ish-lojtarit të Barcelona-s, që siguroi kalimin te PSG për një shifër transferimi rekord prej 222 milion eurosh, mësohet t’i ketë thënë liderit të PSG se dëshiron lirimin e djalit të tij, në mënyrë që ai të ndjejë veten se është lojtari më i rëndësishëm. Kjo ka qenë një kërkesë e babait të lojtarit, i cili ka vlerësuar se numri 10 i Brazilit është i vlerësuar në Paris, por se kërkon që të jetë në qendër të vëmendjes për çdo gjë rreth botës së futbollit. Duket qartë se ai kërkon të zërë vendin e lënë bosh nga Ronaldo te Real Madrid. /EDS/

************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Barcelona kërkon të përfitojë nga reforma e Bayern Mynih

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
18 Korrik 2018 14:30
Ja ofertat

Sipas së përditshmes gjermane “Bild”, Thiago Alcantara mësohet se i ka kërkuar Bayern Mynihut që ta lërë të lirë që ai të shkojë në la Liga te Barcelona. Me ardhjen e trajnerit Niko Kovaç, bavarezët pritet që të dizajnojnë nga e para skuadrën, nga ku mësohet se disa lojtarë të huaj duhet të largohen, duke filluar që nga mesfushori spanjoll.

Lojtari i kombëtares së Spanjës është edhe një nga më të paguarit te Bayern, kështu që një oferta nga La Liga, jo vetëm që do të mbushte arkat, por edhe do të lehtësonte edhe faturën e shpenzimeve për klubin gjerman.  Lojtari ndjehet i lumtur, pasi është përshtatur më së miri në Gjermani, por kalimi i tij te Barcelona do t’i jepte më tepër përparësi, sepse është klubi ku u formua dhe se ka mundësi më të mira për të ardhmen. Nga ana tjetër, edhe Real Madrid po kërkon për një mbrojtës me tiparet e atij, të themi drejt, pikërisht lojtarin në fjalë. Kështu që Lopetegui e njeh mirë dhe duket se i ka marrë masat për të bërë një lëvizje të bujshme.

Por, ngërçi momental janë shifrat e kërkuara nga Bayern. Gjermanët kërkojnë më shumë se sa Barcelona mund të ofrojë, plus që ka edhe përplasje të brenda që e largojnë mbrojtësin nga planet, megjithatë, vendimet i takojnë kryesisë së klubi dhe jo lojtarëve me të cilët Thiago nuk ka pasur marrëdhënie të mira. /EDS/

************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.