Derbi/ “Avullojnë” biletat, Tirana njofton: Eshtë shitur gjysma e stadiumit

25 Shkurt 2020

Derbi i kryeqytetit është ndeshja më e rëndësishme e kampionatit shqiptar dhe fakti që do të luhet në një stadium të mrekullueshëm si “Air Albania Stadium”, i jep kësaj sfide magjinë e nevojshme për të zgjuar interesin e tifozëve dhe për të mbushur shkallët e tij.

Kështu Tirana ka njoftuar pak çaste më parë shitjen e gjysmës së kapacitetit të “Air Albania Stadium”. Bëhet fjalë për rreth 10 mijë bileta nga 21777 vende që ka në total impianti, por duhet pasur parasysh se një sektor i tij nuk do të hapet për motive sigurie.

Tirana Njoftimm

Njoftimi i Tiranës

Numri i biletave ka ecur sot me një ritëm të jashtëzakonshëm. Gjysma e stadiumit është shitur në pak ore. Pas një takimi me Policinë e Tiranës është kërkuar që të gjithë tifozët të jenë të pajisur me karta identiteti në momentin e hyrjes si dhe pajisjes me biletë. Fëmijët e vegjël gjithashtu të shoqëruar nga prindi.

Hyrja në stadium duhet bërë në orët para ndeshjes për të shmangur rradhët dhe problemet në dyert hyrëse. Mjetet e forta, shishet plastike dhe mjetet piroteknike janë kategorikisht të ndaluara. Cdo dëm i bërë në stadium do të sjellë përgjegjësi ligjore për personat përgjegjës. Cdo ambient i jashtëm dhe i brendshëm i stadiumit survejohet me kamera.

Ftojme të gjithë tifozët të tregojnë qytetari dhe përkrahin skuadrën bardheblu. Nxitoni të pajiseni me bileta pasi shumë shpejt stadiumi do të jetë i gjithi i rezervuar për ndeshjen e së premtes Tirana – Partizani.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com