Derbi i kryeqytetit me “aromë” kombëtareje, “Air Albania Stadium” i kushton shtrenjtë tifozëve

11 Dhjetor 2019

Tifozët ëndërron prej vitesh të shihnin një sërish një derbi në ish mitikun “Qemal Stafa”, mbi të cilin u ndërtua një impiant i ri modern me një kosto mbi 70 milion euro. Organizatorët e derbit të dytë sezonal, Partizani bëri gjithçka që kjo sfidë të luhej në stadiumin e ri kombëtar, dhe kështu ndodhi, madje duke paguar dhe një shumë të majmte, 10 milion lek të vjetër, plus kostot shtesë, në mënyrë që ti japin ndeshjes më të famshme të futbollit shqiptar më shumë shkëlqim. Dëshira e tifozëve për të parë live derbin e kryeqytetit në stadiumin e ri kombëtar por dhe këtë vepër inxhinierike, pasi jo të gjithë kishin mundësi ta shihnin në sfidën përballë Francës, është shumë e madhe. Si gjithnjë në raste të tilla, kur fatura është e lartë, kosto totale po ashtu, ata që pësojnë janë tifozët.

Partizani

Klubi i Partizanit ka bërë publike çmimet e biletave dhe ndarjet e sektorëve për sfidën përballë Tiranës, menjëherë ajo që të bie të sy janë çmimet me të cilët tifozët nuk janë ndeshur më parë, të paktën jo për nivelin e futbollit shqiptar dhe një ndeshje Superligë, më shumë ngjan me një ndeshje të ekipit kombëtar. Nga 5 mijë lek të rijnë në tribunën vip dhe deri tek 1 mije e 500 për tribunat përballë. Bileta më e lirë kushton 500 lek, pjesa pas porte, ku qëndrojnë tifozët ultras. As ndarja e sektorëve, mbi të gjitha e tifozëve ultras nuk është aspak e mirë menduar, madje ka sjellë menjëherë pakënaqësi. Tifozët ultras të Tiranës do të qëndrojnë në tribunën që është emërtuar me emrin e legjendës së Dinamos, Vasillaq Zëri ndërsa tifozët e Partizanit do të qëndrojnë në tribunën që mban emrin e legjendës së Tiranës, Fatmir Frashri. Dëshira është e madhe që derbi të zhvillohet në një atmosferë të zjarrtë, pse jo me kapacitet të plotë, mbi 21 mijë tifozë, në këtë nismë është përfshirë edhe vetë FSHF e cila i bën thirrje tifozëve të jenë sa më të shumtë në numër. Derbi Partizani-Tirana do të zhvillohet të premten, më 13 dhjetor, në orën 19:00.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan