Derbi që nuk duhet humbur, Partizani sfidon Tiranën me grupin e plotë

08 Korrik 2020

Të dënuar për të mos humbur në rastin më të keq, të dënuar për të fituar në rastin më të mirë. Partizani ka një shans të artë këtë të premte në derbin e kryeqytetit, një shans për të futur në krizë Tiranën por mbi të gjitha për të qëndruar në garë për një vend në zonën euro. Tek ky objektiv i fundit u kap fort edhe trajneri Sormani pas sfidës kundër Bylis, kërkon fitoren me çdo kusht për të mbajtur të ndezur shpresën për të shpëtuar këtë sezon që po shkon drejtë dështimit total. Vetëm fitorja përballë rivalëve të përjetshëm do të qetësoj më në fund ambientin e kuq. Humbja në dy përballjet e fundit, mbi të gjitha ajo 5-1 vështirë se mund të harrohet por një fitore në këtë pikë të sezonin vlen më shumë se sa tre pikët.

Belica

Në vigjilje të këtij takimi shumë të rëndësishëm, trajneri Sormani mund të mbështet edhe tek shërbimet e Belica, me qendërmbrojtësin që është rikthyer të stërvitet normalisht me grupin. Problemi më i madh i të kuqëve ka qenë pikërisht mbrojtja e cila në më shumë se një herë ka futur ujë. Derbi përballë Tiranës merr dhe më shumë peshë duke parë dhe kalendarin që të kuqtë kanë në 3 javët e fundit ku duhet të bëjnë llogaritë me 3 rivalë si Teuta, Vllaznia dhe Skënderbeu, tre kundërshtarë që janë gjithashtu janë në valle për një vend në Europë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan