DeRozan vendos rekord dhe frymëzon Toronton

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
2 Janar 2018 11:19
Spektakël në NBA

NBA-ja dhuroi edhe katër përballje të tjera interesante.

Në Lindje, Toronto Raptors vuajti jo pak në sfidën kundër Milwaukee Bucks, të cilën e fitoi vetëm në shtesë.

Kanadezët triumfuan në shtesë në lojën në transfertë me rezultatin 127-131.

Kjo bën që ata të jenë të shkëputur me pesë fitore më shumë krahasuar me Boston-in dhe ta mbajnë të siguruar vendin e dytë.

Njeriu i cili bëri diferencën në këtë takim ishte DeMar DeRozan, që me 52 pikët e realizuara shënoi rekordin personal, ashtu edhe të ekipit.

Ndërkohë për Chicago Bulls-in hapet cikli i mini krizës.

Koha shtesë nuk u hyri në punë djemve të Hoiberg. Portland fitoi në “United Center” falë paraqitjeve shumë të mira të McCollum e Aminu, që të dy shënuan 56 pikë dhe vazhdon ta mbajë fort vendin e shtatë në Perëndim.

Minnesota bëri ligjin në shtëpinë e Lakers, ku fitoi 96-114 dhe konfirmohet në vend të katërt në Perëndim.

Ndërsa Brooklin Nets mundi Orlando Magic 95-98, duke befasuar jo pak. Në pjesën më të madhe të sfidës, miqtë ishin në disavantazh, por rrjedha e lojës ndryshoi në fund të takimit.

Rezultatet

ORLANDO MAGIC-BROOKLYN NETS 95-98

MILWAUKEE BUCKS-TORONTO RAPTORS 127-131

PORTLAND TRAIL BLAZERS-CHICAGO BULLS 124-120

LOS ANGELES LAKERS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 96-114