”Deschamps duhet të japë dorëheqjen!”

Ndërkohë që të gjithë në Francë janë në delir për fitoren e Kupës së Botës, Hatem Ben Arfa ka thënë se trajneri Didier Deschamps duhet të japë dorëheqjen, pasi nuk ka arritur të rinovojë lojën e varfër dhe të shëmtuar të skuadrës. Madje ish-lojtari i kombëtares shkon deri aty sa të pretendojë se kjo lojë mund t’i pengojë kampionët e botës të kualifikohen për në Europianin e ardhshëm(!).

Në një editorial të publikuar sot në revistën “France Football”, lojtari që ka një kontratë me Paris SG, e pranon se fitorja e Botërorit duhej festuar, por këmbëngul se duhet parë pak më larg se sa fitorja në Rusi.

“Do të ishte e rrezikshme që të fshihemi tani pas yllit të dytë në fanellë për ta shndërruar futbollin e treguar nga kombëtarja në një pikë reference botërore. Stili tepër i varfër i francezëve është mjaft i shëmtuar”, thotë ish-lojtari i Neëcastle dhe Lyon.

Për Ben Arfa, “lojtarët francezë janë sjellë gjatë Botërorit si spekullantë duke përfituar nga gabimet e kundërshtarëve, një taktikë që nuk është spektakolare, por shumë efikase”. Por ai paralajmëron skuadrën se me këtë stil “do të përballen me një surprizë të pakëndshme në kualifikueset e Europianit sepse do të kenë përballë kundërshtarë që do të presin mbrapa për t’i goditur me kundërsulm.

Be Arfa është i mendimit që përballë lojtarëve të talentuar si Griezmann, Fekir, Mbappe, apo Dembele, Deschamps duhet të largohet nëse nuk arrin të realizojë një revolucion në lojë. Si shembull madje merr dorëheqjen e Zinedine Zidane nga Real Madrid. “Pasardhësi i tij duhet të përfitojë më shumë nga potenciali i skuadrës për të çliruar talentin dhe të krijojë një skuadër që të ketë stilin e saj të lojës, siç e ka ajo braziliane”./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan