Deschamps në deklaratën e fundit: Ja ku frikësohem

14 Korrik 2018

Një finale për të rihyrë në histori, ashtu si 20 vite më parë kur ishte kapiteni i Francës në Botëror. Didier Deschamps mund të jetë i treti që do të ngrejë lart Kupën e Botës si trajner, pasi e ka bërë atë si lojtar. Si Mario Zagallo në vitet ’58, ’62 dhe ’70 me Brazilin dhe Franz Beckenbauer në vitet ’74 dhe ’90 me Gjermaninë. “Protagonistë, por, janë futbollistët. Kroacia? Kanë më shumë eksperiencë nga ne. Lojtarët e tyre janë të një nivele klubesh që kanë luajtur më shumë finale”.

Deschamps më pas vijoi: “Modriç është mobilizuar dhe ka inteligjencën taktike. Messi dhe Hazard kanë pasur më tepër iniciativa individuale dhe janë sulmues të vërtetë. Ai është mesfushor qendre dhe më tepër një njeri në skuadër. Por në kompeticionet e mëdha rëndon më shumë forca kolektive se talenti individual”.

Nuk mund të mos flasë për finalen e Euro 2016, të cilën e humbi kundër Portugalisë: “Grupi i lojtarëve është i ndryshëm nga ai i dy viteve më parë. Janë nëntë, por, dinë shumë mirë se si shkoi dhe si përfundoi ajo finale e Euro 2016 dhe kjo gjë mund t’i ndihmojë”.

Trajneri francez e ka recetën për t’u ndeshur me Kroacinë: “Fjalët kyç janë tre, qetësia, besimi dhe përqendrimi. E sidoqoftë është një kënaqësi dhe privilegj që të jetë këtu për të luajtur këtë garë. Mbappe? Është ka një talent të madh që e ka treguar para dhe gjatë turneut. Nuk bëhet fjalë për ta trajtuar atë me mënyra ndryshe nga të tjerat, por gjithnjë kam pakënaqësi ndaj të rinjve…”. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan