Deshamp sulmon Kumanin: Grizman nuk është i lumtur te Barcelona

07 Tetor 2020

Kombëtarja e Francës do të luajë sot miqësoren kundër Ukrainës dhe nga konferenca për shtyp, trajneri i saj ka sulmuar Ronald Kumanin. Didie Deshamp ka marrë në mbrojtje Grizmanin dhe thotë se për momentin nuk është aspak i lumtur te Barcelona sepse nuk po aktivizohet në rolin e tij të preferuar.

Deshamp thotë se Kuman nuk e ka mbajtur fjalën që do ta aktivizonte më në qendër, por është duke e futur si sulmues të djathtë. “Jam i bindur që për momentin, Antuan Grizman nuk është i lumtur te Barcelona. Janë bërë shumë komente në lidhje me Kumanin dhe rolin e tij në fushën e lojës.

Nuk më takon mua të flas për atë që ndodh mes lojtarëve të mi dhe skuadrave të tyre. Për momentin, ai është duke luajtur si sulmues i djathtë dhe nuk e kuptoj pse nuk luan më në qendër, ashtu siç tha më parë Kumani”, ka thënë trajneri i kombëtares së Francës, Didie Deshamp.

LUNIN POZITIV – Lajme aspak pozitive përpara zhvillimit të miqësores. Portieri ukrainas i Realit të Madridit, Lunin, ka rezultuar pozitiv në testin e Koronavirusit. Ditën e djeshme federata ukrainase ka bërë të ditur lajmin duke thënë se Lunin ishte asimptomatik dhe është izoluar duke mos pasur kontakte me pjesën tjetër të skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan