DĂ«shira e madhe e Angel Di Maria-s

Angel Di Maria ka bërë një fillim të shkëlqyeshëm të sezonit, ku ka shënuar 3 gola me fanellën e PSG-së. Ai ka mbërritur në këtë klub që në vitin 2015, teksa argjentinasi në një intervistë për “Telefoot” pranoi se do të donte të zgjaste aventurën e tij parisiene. “Një zgjatje e kontratës? Më duhet vetëm të pres. Do të doja të vazhdoja këtu, shpresoj që klubi im i fundit në Europë të jetë Paris Saint Germain”, tha sulmuesi, i cili ka planifikuar që të përfundojë karrierën e tij në Argjentinë.

Sulmuesi i PSG-së gjithashtu foli për Thomas Tuchel, trajnerin e ri të klubit parisien: “Ai më bëri të kuptoj se është duke u mbështetur tek unë. Tuchel ka sjell diçka të re, ai është një trajner më agresiv që i pëlqen ekipit të bëjë shumë presing në lojë. Ka ardhur këtu për të fituar trofeun e Champions League, mund të jetë një vit i madh për ne”, tha Di Maria. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera