Dëshpërim i madh në Madrid, Mbappe afër marrëveshjes për kontratën e re me PSG-në

04 Maj 2020

Kylian Mbappe është duke menduar seriozisht vazhdimin e kontratës me Paris Saint Germain.

Pas tri viteve qëndrim të suksesshëm në Parc de Princes, Kylian Mbappe është vërshuar nga ofertat jashtë Francës.

Real Madrid, Liverpool e Manchester City janë tri skuadrat e mëdha që e duan me ngulm yllin francez.

Por duke parë krizën që po kalojnë klubet pas coronavirusit, vështirë të besohet se një skuadër do të paguajë 200 milionë euro për të.

PSG i ka ofruar kontratë të re lojtarit, ku ai pritet të barazojë brazilianin Neymar me 38 milionë euro pagë vjetore.

L’Equipe shkruan se Mbappe po ndihet i vlerësuar nga klubi dhe marrëveshja për vazhdimin e kontratës është shumë afër.

Përveç pagës bazë prej 35 milionë eurove në sezon, të ardhurat vjetore të Mbappes mund të arrijnë deri në 45 milionë euro nëse arrihen bonuset.

Lojtari po mendon vazhdimin e kontratës deri në verën e vitit 2024 dhe kjo gjë i ka dëshpëruar tifozët madrilen.

Gjithsesi kanë mbetur edhe disa detaje për tu vendosur para se Mbappe të nënshkruajë kontratë të re.

Gjithnjë sipas medias franceze, kampioni i botës po kërkon një klauzolë ku i lejohet largimi në drejtim të Realit në të ardhmen, pasi ëndrra e madhe e Mbappes është pikërisht të luaj për Los Blancos. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com