Dështimi i Dybala me Kombëtaren, Sampaoli zbulon arsyen

Botërori duket ende larg për Paulo Dybala. Gjatë konferencës për shtyp në prag të miqësores së luksit, kundër Italisë, trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli shpjegoi motivin e mos grumbullimit të lojtarit të Juventusit, deklaratë që nuk do t’i pëlqejë aspak 24-vjeçarit: “Paulo është një lojtar që falë “anarkisë” së tij gjeneron shumë pikë për skuadrën e tij dhe ia ka dalë mbanë të bëhet një figurë e rëndësishme në futbollin botëror. Kur erdhëm në Kombëtare menduam që lojtari ishte në kulmin e tij. Por është e kundërta, ai nuk po ia del mbanë që të integrohet në skuadër, ose ne nuk kemi qenë të aftë që t’i gjejmë pozicionin e tij të duhur. Ose dhe ai nuk mundet të përshtatet me idetë tona që janë të ndryshme nga klubi bardhezi. Duhet të vlerësojmë lojtarët që kemi tani nëse janë më të mirë se ai. Do të thotë: Unë e kam grumbulluar gjithmonë, përveçse kësaj radhe, të shohim nëse ndokush do të tregojë që është më mirë se ai.”

 Sampaoli, gjithsesi po vlerëson ende se kë do të marrë me vete në Rusi, pasi nuk e ka akoma të qartë listën në mendjen e tij: “Pas këtyre dy miqësoreve do të kemi një panorama më të qartë për sa i përket lojtarëve që po kërkojmë. Përtej rezultateve, dua që këto ndeshje të më ndihmojnë të heq të gjitha dyshimet që kam. Duhet të aktivizojmë edhe lojtarët e rinj dhe t’iu japin kohën e duhur edhe atyre. Megjithatë janë përshtatur shumë shpejt.” /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan