Dështoi në Shqipëri, në Itali të “çmendur” pas Panuccit, në Serie B

24 Mars 2019

Dështoi me kohë të plotë në Shqipëri por C.Panucci mbetet një emër i pëlqyer në Itali, më saktë në Serie B. Pas aventurës së tij me Livernon dhe me Ternana, Panucci ka përfunduar në shënjestrën e pjesës më të madhe të klubeve në Serie B, sigurisht tashmë ka një tjetër stof pasi drejtoi një Kombëtare, ka fituar më shumë eksperiencë.

Panucc1

Në përfundim të këtij sezoni, gjithnjë nëse nuk vjen ndonjë ofertë e orëve të fundit, Panucci mund të jetë një nga emrat më të lakuar. Në krye të kësaj liste për të siguruar shërbimet e tij është Salernitana. Gregucci, trajneri aktual i Salernitnas, vështirë se mund të konfirmohet në fund të sezonit, 7 pikë në 9 ndeshjet e fundit kanë vulosur fatin e tij.

Panucci2

Një pistë e mundshme është edhe Perugia që në fund të sezonit mund të humbas shërbimet e Nestës i cili mund ta shoh vetën në Serie A sezonin e ardhshëm. Emri i Panuccit po lidhet edhe me bankinën e Chievos që sipas të gjithë gjasave e ka të pamundur të mbijetojnë në elitë. Sezonin e ardhshëm mund ta nisin gjithçka nga e para dhe mund ti besojnë një trajneri të ri si Panucci. Në garë për të siguruar shërbimet mund të futet edhe Verona, gjithnjë nëse Grosso dështon të kualifikojë ekipin në Serie A.
(BalkanWeb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan