Dështojnë prurjet te Tirana, Ze Maria i pakënaqur

Tirana prej javësh është vënë në kërkim të një sulmuesi. Trajneri brazilian Ze Maria kërkon që të përforcojë vijën e parë, duke parë që Michael Ngoo është ende në fazë riaftësimi. Po ashtu, i vetëm në krye të sulmit mund të qëndrojë Sentamu për disa javë. Për këtë aspekt, tekniku i Tiranës nuk kërkon që të dështojë, pasi nisja e sezonit duhet të jetë e vrullshme për bardheblutë.

Por, në provat që ai ka bërë gjatë ditëve të fundit, ka pasur në stërvitje 25-vjeçarin Ugo Carabelli të ardhur nga Argjentina dhe 19 vjeçarin Gideon Ofori Offei të ardhur nga Gana. Të dy u afruan me bujë, pasi kërkesat për ta nuk kanë munguar nga skuadra të tjera, megjithatë, në fund trajneri duket se ka dalë i pakënaqur.

Ai i ka aktivizuar pak minuta në testet gjenerale që po kryen këto ditë, ku duket se të dy sulmuesit do të largohen. Mbetet për t’u parë të hënën se si do të jetë e ardhmja e tyre, megjithatë, gjasat janë që ata të mos qëndrojnë.

Kështu, drejtuesve bardheblu deri më 31 gusht, ditë që mbyllet merkato, duhet të mendojnë për të gjetur një sulmues “pykë”. Alternativat në tregun e huaj nuk mungojnë, por që duhet arritur edhe akordi financiar mes palëve, mbi të gjitha sipas kritereve që ka këtë sezon ekipi 24 herë kampion i vendit tonë. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan